Urim nga kryetari i Kuvendit Gashi për festën e Fitër Bajramit
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe myslimane - Ramazan Bajrami, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve të besimit islam me dëshira për shëndet të mirë, paqe, gëzim dhe mirëqenie.
Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe myslimane - Ramazan Bajrami, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve të besimit islam me dëshira për shëndet të mirë, paqe, gëzim dhe mirëqenie.
"Të nderuar qytetarë të besimit islam. Më lejoni që me rastin e festës së madhe të Ramazan Bajramit, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ju përcjell urimet më të sinqerta dhe dëshirat më të përzemërta për shëndet të mirë, paqe, gëzim dhe mirëqenie", thuhet në urimin e Gashit.
Pas ditëve të agjërimit, lutjes, solidaritetit dhe përkushtimit shpirtëror, Fitër Bajrami na rikujton vlerat e përhershme të humanizmit, respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe ndihmës.
"Kjo festë e madhe sjell mesazhe për dashuri, mëshirë dhe unitet, vlera që janë veçanërisht të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të harmonizuar, të drejtë dhe dinjitoze. Uroj që ditët e Bajramit t’ju sjellin qetësi në shtëpitë tuaja, gëzim në familjet tuaja dhe shpresë në zemrat tuaja. Në frymën e festës, të vazhdojmë së bashku të kultivojmë bashkëjetesën, tolerancën dhe respektin, si themele të së ardhmes sonë të përbashkët. Gëzuar Fitër Bajramin!", theksohet në urimin nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s