• сабота, 21 декември 2024
MIA Paralajmërime

14 dhjetor 2024 

Shtip – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të zgjerimit të kopshtit të fëmijëve “Kokiçinja” në fshatin Tarinci në Komunën Karbinci. (Deklarata për mediat/11:00)

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të mbajë konferencë për media. (MPJTJ/11:30)

Shkup - Konferenca rajonale liberale "Quo Vadis Evropa 2024?" - Hapat e ardhshëm në integrimin evropian dhe zgjerimin e BE-së”, organizuar nga Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore (LIBSEEN). (h. “Aleksandar Pallas”/16:30)

Shkup - Konferenca rajonale think-tank "Të ruajmë demokracinë: Përballja me ngritjen e populizmit të djathtë" organizuar nga Instituti Progres për Demokraci Sociale. (Laboratorium/10:15, deklarata për media/9:50)

Tetovë – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të udhëtojë bashkë me gazetarët deri në Kodrën e Diellit, ku do të japë deklaratë për mediat. (Vendi i nisjes do të jetë te marketi “Oaza”, në afërsi të Teleferikut/10:30)

Shkup – Konferencë për media e Frontit Evropian. (Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut/12:30)

Shkup – Konferencë për media e shoqatave “Njeriu mbi profitin”, “No Pasaran” dhe KOSM. (Para Kuvendit të RMV-së/11:55)

Shkup – “Vendore, natyrore, e shijshme” – Panairi i ushqimit tradicional të Maqedonisë së Veriut në organizim të Federatës Kombëtare të Fermerëve dhe Skopje City Mall. (Skopje City Mall, kati i parë/10:00)

_________________________________________________________ 

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***
 
  
 

Остани поврзан