MIA në Konferencën CPAC në Budapest: Ukraina mund të ëndërrojë për BE-në, Maqedonia të jetë anëtare e plotëfuqishme, mbështetje për Orbanin
- Planet e Bashkimit Evropian për zgjerim që do të përfshijnë Ukrainën kanë hasur në pengesë të patejkalueshme - Hungarinë. Marrëdhëniet midis dy shteteve janë aq të përkeqësuara sa Hungaria akuzon Ukrainën për ndërprerjen e furnizimit me naftë, ndërsa Zelenski bëri kërcënime të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit hungarez Orban, i cili si kundërpërgjigje bllokoi transferimin e 90 miliardë eurove në ndihmë evropiane për Ukrainën.
Budapest, 23 mars 2026 (MIA)
Cvetin ÇILIMANOV, raportues special i MIA-s nga Budapesti
Planet e Bashkimit Evropian për zgjerim që do të përfshijnë Ukrainën kanë hasur në pengesë të patejkalueshme - Hungarinë. Marrëdhëniet midis dy shteteve janë aq të përkeqësuara sa Hungaria akuzon Ukrainën për ndërprerjen e furnizimit me naftë, ndërsa Zelenski bëri kërcënime të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit hungarez Orban, i cili si kundërpërgjigje bllokoi transferimin e 90 miliardë eurove në ndihmë evropiane për Ukrainën.
Në konferencën e madhe djathtiste CPAC (Conservative Political Action Conferencе) e cila çdo vit mbahej në Budapest, kreu shtetëror hungarez porositi qartë Kievin dhe Brukselin se Ukraina vetëm mund të ëndërrojë për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e autoriteteve hungareze i deklaruan MIA-s se duan që zgjerimi të përqendrohet në Ballkan, me pranimin e shpejtë të Maqedonisë dhe kandidatëve të tjerë të përgatitur të Ballkanit në anëtarësim të plotëfuqishëm.
Eduard Habsburg-Lotringen është diplomat hungarez dhe anëtar i lartë i familjes mbretërore austriake dhe pan-evropiane, i cili deri vonë ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Vatikan, e tani është ambasador i qeverisë hungareze për çështjet e familjes dhe kishës, e njëherësh është shpesh i pranishëm në qarqet konservatore amerikane. Në bisedë me MIA-n në konferencën e CPAC-ut, Eduard Habsburgu dërgoi mesazh se Maqedonia ka nevojë urgjente për t'u integruar në Bashkimin Evropian.

Eduard Habsburg
"Nuk jam në pozicion të bëj deklarata zyrtare në lidhje me këtë temë, por mund të them se Hungaria nxitë fuqimisht pranimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Hungaria po bën presion për integrimin e asaj pjese të botës, dhe ne e mbështesim fuqimisht këtë. Do të thosha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar gjatë dhe shumë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe ndonjëherë mendoj se entuziazmi në Bruksel nuk është aq i fortë sa duhet të jetë. Po ashtu edhe Vatikani, ku kam punuar për dhjetëra vitesh, kanë bërë presion të fortë për këtë. Selia e Shenjtë është shumë e përkushtuar për pranimin e Ballkanit", deklaroi Habsburgu për MIA-n.
Familja më e famshme aristokrate ka investuar ndikimin e saj në Evropë për dekada të tëra drejt integrimit të shteteve të Evropës Lindore dhe Jugore, përmes Bashkimit Pan-Evropian dhe iniciativave të tjera.
Derisa mesazhi nga Budapesti për Ballkanin është jashtëzakonisht pozitiv, nga skena CPAC përfaqësuesit qeveritarë nuk kursyen asnjë fjalë kritike ndaj, siç shprehen, boshti Bruksel-Kiev. Ministri i Jashtëm Petar Szijjarto madje tha se Komisioni Evropian duhet të quhet "Komisioni i Ukrainës", për shkak të animit të hapur me Kievin në kontestet e shumta të Ukrainës me Hungarinë. Sijarto foli në panel diskutimi me Ministrin Gergelji Gullash, i cili është shef i Kabinetit të kryeministrit Orban.

Peter Sijarti dhe Gergeli Guljash
Nga performanca e dy politikanëve të rinj të partisë Fides, u bë e qartë se marrëdhëniet e Hungarisë me Ukrainën u përkeqësuan aq shumë pas ndërprerjes së furnizimit të naftës ruse në Evropën Qendrore përmes tubacionit Druzhba, saqë Hungaria tani pret më shumë sulme ukrainase në gazsjellësin Rrjedha turke. Guljashi ngriti hapur çështjen nëse kjo do të nënkuptonte sulm të Ukrainës ndaj NATO-s dhe çfarë pasojash do të kishte për stabilitetin energjetik në të gjithë Evropën.
"Bota sikur nuk e kupton se po përballemi me një nga krizat më të mëdha energjitike në histori", tha Sijarto.
Në konferencën përmes video lidhjes u drejtua Presidenti Donald Tramp, ndërsa morën pjesë politikanë kryesorë djathtistë nga Evropa dhe komentatorë nga SHBA-ja, si dhe Presidenti argjentinas Havier Milei, derisa Benjamin Netanjahu anuloi pjesëmarrjen e tij për shkak të luftës me Iranin.

CPAC mbahet në prag të zgjedhjeve në Hungari, në të cilat sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Fides-it të kryeministrit Viktor Orban dhe partisë Tisa të Petar Magjar, me ç'rast Komisioni Evropian e mbështet haptazi Magjarin, ndërsa Uashingtonin është qartazi në anën e Orbanit, gjë që pasqyrohet gjithashtu në qëndrimet e partive hungareze ndaj Ukrainës.
"Fuqia më e madhe në botë - SHBA - është për paqen në Ukrainë. Kush është kundër paqes? Evropa. Evropa mbështet udhëheqjen ukrainase, i motivon ata të durojnë luftën - sa kushton le të kushtojë. Është e vërtetë se Rusia shkel ligjin ndërkombëtar, por Ukraina gjithashtu duhet të pranojë, nëse shikojmë, për shembull, brutalitetin me të cilin ata mobilizojnë ushtarët e tyre, se Ukrainës i nevojitet paqe", tha Guljashi.
Lidhur me këmbënguljen e disa qarqeve në Bashkimin Evropian për pranimin e përshpejtuar të Ukrainës, Guljashi paralajmëroi se Hungaria do ta kundërshtonte atë deri në fund dhe do të mbronte të drejtën e shteteve anëtare të BE-së vendimet e tilla për t'i marrin njëzëshëm.
"Do të ketë pasoja tragjike për të gjithë Evropën nëse hiqet e drejta e vetos. Por, lajmi i mirë është se kjo e drejtë nuk mund të hiqet - përveç nëse i vëmë zjarrin Marrëveshjes së Lisbonës. Dhe kjo nuk është e mundur sepse kjo gjithashtu kërkon unanimitet dhe ne sigurisht nuk do të mbështesim shfuqizimin e Lisbonës. E drejta e vetos do të mbetet", tha Guljashi për çështjen e pranimit të Ukrainës.
Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të qeverisë hungareze shprehen se Budapesti dëshiron ta shohë Maqedoninë dhe shtetet e tjera të gatshme të Ballkanit në BE sa më shpejt të jetë e mundur, edhe atë si anëtare të plotëfuqishme, me të gjitha të drejtat politike.
Zoltan Koskoviç, analist në Qendrën hungareze për të Drejtat Fundamentale (Alapjogokert Kozhpont), institucion konservator që është organizator i konferencës CPAC, në intervistë për MIA-n arsyetoi se Hungaria dëshiron të shohë shtetet e Ballkanit në BE, ndër të tjera, edhe për shkak të afërsisë politike dhe ideologjike. Koshkoviçi beson se pavarësisht përplasjeve të shpeshta të Hungarisë me Brukselin, ndikimi i Hungarisë në BE mund të intensifikohet së shpejti, si në bashkëpunim me partnerë tradicionalë si Italia, Sllovakia dhe Repub

Zoltan Koshkoviç
I pyetur për mundësinë që shtetet e Ballkanit të anëtarësohen në BE pa veto dhe pa votë politike në Bashkim - një ide e nisur nga Shqipëria dhe Serbia - Koshkoviçi tha se ishte e dëshirueshme për Hungarinë që Ballkani të fitojë anëtarësim të plotfuqishëm. Iniciativa për një lloj anëtarësimi të klasit të dytë pa veto dhe të drejta politike për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit në BE erdhi si rezultat i presionit të disa politikanëve të BE-së për integrimin e Ukrainës, dhe që kjo të ndodhë duke anashkaluar veton nga Hungaria ose Sllovakia.
"Model i tillë do të ishte asociacion, por jo anëtarësimi në BE. Kjo do të dobësonte strukturat e brendshme të BE-së, nuk do të ishte e pranueshme për federalistët e BE-së, por edhe për vende të tilla si Hungaria, Sllovakia, Italia. Ne besojmë në një Evropë të kombeve, dhe duam që shtetet e ardhshme anëtare të BE-së, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, të gjithë ata që janë të gatshëm, të jenë anëtarë të plotë dhe të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre në BE. Ndër të tjera, sepse ne e dimë se këto shtete janë kryesisht konservatore dhe do të jenë më afër pikëpamjeve tona sesa pikëpamjet e Brukselit aktual. Ne nuk duam që ju të jeni vetëm vëzhgues, duam që ju të jeni anëtarë të plotëfuqishëm. Me kënaqësi do t'ju japim çfarëdo ndihme në këtë drejtim. Në të ardhmen, nëse mbetet qeveria e Orbanit, Hungaria do të ketë më shumë ndikim në Bruksel sesa tani, veçanërisht me ndryshimet politike që ipresim në Francë, e më pas në Gjermani. Mos e humbni shpresën, por jini realistë, dijeni se ne jemi në anën tuaj dhe ne duam anëtarësim të plotë, gjë për të cilën ne mendojmë se shumë vende në Ballkanin Perëndimor janë gati", i deklaroi Koshkoviçi MIA-s.
Analisti hungarez shton se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE nuk duhet në asnjë mënyrë të lidhet me Ukrainën. "Ju jeni duke punuar në këtë për dekada, e Ukraina... Cili do të ishte mesazhi nëse Ukraina pranohet, se duhet të sulmoheni për të hyrë në BE? Kjo është çmenduri".
Koshkoviçi shton se vetë procesi i ndryshimit të mënyrës së zgjerimit të BE-së dhe krijimi i një kategorie shtetesh që janë anëtare, por nuk kanë fuqi të vetos dhe të drejta të plota politike, do të ishte shumë kompleks, duke marrë parasysh se shtetet anëtare do ta kundërshtonin atë.

Koshkoviçi me Alis Vajdel nga AFD
"Ka dy mënyra për të hequr veton - ose të ndryshohen marrëveshjet themeluese të BE-së, gjë që kërkon unanimitet - kështu që mund të ketë veto për vendimin për të hequr veton, ose të kemi proces të ri negociues për të cilin duhet të ndryshojmë
përsëri marrëveshjet e BE-së. Këto marrëveshje u miratuan në Mastriht, e më pas u ndryshuan në Lisbonë. Pra, kemi shembull se marrëveshjet themeluese të BE-së mund të ndryshohen, por, e përsëris, kjo do të kërkojë unanimitet. Kjo do të thotë se nëse ka vetëm një vend që konsideron se vetoja është e domosdoshme, nuk mund ta heqim të drejtën e vetos. Për momentin, Hungaria pohon se ne kemi nevojë për të drejtën e vetos, dhe ne nuk jemi vetëm në këtë - ka disa vende që për arsye të ndryshme nuk do të pranonin të hiqnin veton. Kjo do të thotë se braktisja e vetos nuk është reale. Por, ekziston modeli i Evropës me dy shpejtësi. Tashmë ekziston një mekanizëm për këtë në BE, përmes bashkëpunimit të shteteve të interesuara", tha Koshkoviçi për MIA-n.