• сабота, 14 март 2026
MIA Flesh

15:00 / 9 mars / 2026

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski informoi sot se është në vijim një proces i koordinuar i evakuimit të qytetarëve të RMV-së nga disa vende në Lindjen e Afërt, i cili, siç tha, pritet të finalizohet deri në fund të kësaj jave. Në konferencë për shtyp në Qeveri, Mucunski theksoi se që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë, u krijua një mekanizëm krize përmes Ministrisë dhe përfaqësive diplomatike-konsullore. "Që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë në Lindjen e Afërt, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme krijuan një mekanizëm të përhershëm për krizat. Përmes formimit të një shtabi krize dhe përfaqësive diplomatike-konsullore, ishim në komunikim 24-orësh me qytetarët e RMV-së që ndodhen në zonat e prekura, me një qëllim të qartë – evakuimin e tyre të sigurt, në kohë dhe të organizuar", tha Mucunski.

Shkup - Dëshmitari Goran Ignovski i cili më shumë se 34 vjet punon me shitje dhe shërbim të pajisjeve me qira për evente - zë, ndriçim dhe efekte skenike, deklaroi në gjykimin e sotëm në sallën e gjyqit në Idrizovë se një vit e gjysmë para ngjarjes tragjike në diskotekën "Puls" në Koçan iu shiti pajisje (një kuti me aktivizim të telekomandës) dhe spërkatës Panços dhe një anëtari të DNK-së. Dëshmitari i cili është pronar i kompanisë "Çkalja" SHPKNJP në Kisella Vodë dhe tani edhe i markës "E-audio", duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit publik tha se e njeh Pançon i cili para tre vjetësh bleu një kuti me aktivizim të telekomandës, ndërsa një anëtari të DNK-së i cili më vonë e kuptoi se quhet Buco, i shiti tetë fishekzjarrë. Ignovski tha se kutitë i shiti ligjërisht në dyqane, ndërsa spërkatës nuk ka shitur sepse kërkoheshin shumë leje. Një vit e gjysmë para ngjarjes kritike, ai personalisht solli rreth 100 spërkatës "Tropik" nga Bullgaria me makinë të cilët tha se ishin kryesisht për klientët dhe se tetë prej tyre ia shiti DNK-së.

Shkup - Një e punësuar në byronë kontabiliste, e cila ka bashkëpunuar me Agjencinë për sigurim Rubikon, sot në gjykimin për zjarrin në Puls ka dëshmuar se asnjëherë nuk ka hasur në ndonjë dokument material se mes Pulsit dhe Rubikonit ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim afarist. Në pyetje nga prokurori nëse në punën materiale ndonjëherë kanë përgatitur ose parë faturë, e cila është me shenjë për subjektin MMM Kafe SHPKNJP, respektivisht për klubin Puls, ajo u përgjigj negativisht. Në pyetjen nëse mund të thotë se ndonjëherë ka pasur dokument material se mes Rubikon dhe Puls ka ekzistuar bashkëpunim afarist, po ashtu ajo u përgjigj negativisht. Sipas dëshmisë së saj, ajo tha se ka kanë pasur bashkëpunim me Rubikonin nga themelimi ii tyre në vitin 2022-2023.

Shkup - Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet nuk e miratoi rendin e ditës për seancën e sotme, në të cilën u propozua për diskutim për ndryshimet e Ligjit për Tatimin mbi Fitim, të parashtruara nga deputetët e opozitës Elmi Aziri, Zijadin Sela dhe Ilire Dauti. Pasi shumica në Komision nuk i mbështeti pikat e rendit të ditës, u miratua procesverbali nga seanca e mëparshme, me çka duke i dhënë fund seancës së këtij trupi kuvendor.

Shkup - SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.S. (18) nga fsh. Trebosh, komuna e Zhelinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 29.08.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër I.O. (28) nga Mavrova dhe Rostusha për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 12.02.2026, në vendin e quajtur "Solishte", zonë e fsh. Troolo, rrethina e Probishtipit, pas një grindjeje të mëparshme, i denoncuari e ka sulmuar J.D. nga Probishtipi me një send të fortë dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Shkup - Dizel derivatet prej sonte do të shtrenjtohet për 14,5 denarë, ndërsa çmimi i benzinave rritet për pesë denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 14,27 për qind. Me çmimin me pakicë të EUROSUPER BS - 95 është 79,5 për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 81,5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) 85,5 denarë për litër. Çmimi i Ekstra vajit të lehtë për djegie (EL-1) rritet çër 12,5 denarë për litër dhe do të jetë 82,5 denarë. Çmimi me pakicë, megjithatë, të Mazutit M-1 NS rritet për 7,044 për kilogram dhe do të jetë 42,586 denarë.

Shkup - Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në shkurt krahasuar me janarin e këtij viti arrin 0,2 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Indeksi i çmimeve me pakicë në shkurt krahasuar me janarin e këtij viti arrin 99,7. Siç njofton ESHS, indeksi i çmimeve të shpenzimeve në shkurt të vitit 2026, krahasuar me shkurtin e vitit 2025, shënoi një rritje prej 2,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 1,6 për qind.

Shkup - Në janar të këtij viti janë lëshuar 256 leje ndërtimi, që është për 19,2 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Numri më i madh i lejeve për ndërtim, 160, u lëshuan për ndërtime shumëkatëshe, dhe janë planifikuar gjithsej 618 apartamente për ndërtim, nga të cilat 288 në Rajonin e Shkupit, 173 në Jugperëndim, 59 në Rajonin e Pollogut,... Në rajonin e Pollogut janë lëshuar më shumë leje ndërtimi, 64, i ndjekur nga Rajoni Juglindor, 50, Rajoni i Shkupit, 34, Rajoni i Pellagonisë, 31,... Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e ndërtesave është 4.325.219.000 denarë, që është për 25,1 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kumanovë - Një shkupjan ka raportuar në policinë e Kumanovës se dy persona me lëng djegës kanë shkaktuar zjarr në automjetin e tij para një shtëpie në fshatin Ropalcë të Likovës. "Sot në orën 04:05 në Sektorin e policisë Mateç, D.E. (25) nga Shkupi ka raportuar se para një shtëpie në fshatin Ropalcë, komuna e Likovës, dy persona me lëng djegës kanë shkaktuar zjarr në automjetin e tij 'BMW' me targa të Shkupit", njoftoi policia.

Koçan - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës së Koçanit, Vladko Grozdanov, sot vizituan Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan, me qëllim të shqyrtimit të gjendjes aktuale dhe nisjes së hapave konkretë për rregullimin e hapësirës përreth spitalit dhe sistemimin e sipërfaqeve të asfaltuara. Në këtë aktivitet u njoftua përfundimi i një Memorandumi Bashkëpunimi midis Komunës dhe Spitalit, që synon pastrimin dhe peizazhimin hortikulturor të zonës së oborrit dhe zonës nën asfalt, me qëllim sigurimin e më shumë vendeve të parkimit për pacientët dhe punonjësit.

Tiranë - Të dhënat nga Observatori për femicidin pranë Avokatit të Popullit të Shqipërisë tregojnë se në katër vitet e fundit, janë vrarë 37 gra dhe vajza, nga të cilat 27 raste janë vlerësuar si femicid. "Vetëm në vitin 2024, janë analizuar 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave, ku 13 nga viktimat kishin përjetuar më parë dhunë nga autori i krimit, gjë që vërteton se dhuna fatale është shpesh një përshkallëzim i abuzimit të njohur", qëndron në raport. Edhe pse 5 nga viktimat kërkuan ndihmë nga policia para krimit, asnjëra prej tyre nuk ishte nën masa aktive mbrojtjeje në kohën e incidentit.

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është edhe lider i Partisë Socialiste, sot gjatë takimit me grupin parlamentar të partisë, deklaroi se qeveria ka një plan të qartë dhe konkret për rilindjen  e infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri, përmes elektrifikimit të saj sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe integrimit të saj në rrjetet evropiane. “Ekziston një plan konkret për të ndërtuar mijëra kilometra hekurudhë në të gjithë Shqipërinë, duke na lidhur me vendet fqinje, përmes një sistemi të elektrizuar. Ne nuk kemi vetëm një qëllim, por një plan konkret për të ndërtuar rreth 3.500 kilometra hekurudhë të elektrizuar”, tha ai.

Bruksel – Politika e jashtme evropiane gjithmonë do të jetë e kufizuar dhe Evropa duhet të pranojë se nuk mund ta zgjidhë çdo problem në botë, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në takimin vjetor të ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.  Ajo vlerësoi se Evropa nuk mund të jetë më roje e rendit të vjetër botëror. “Ajo botë nuk do të kthehet më. Ne gjithmonë e kemi mbrojtur sistemin e rregullave të krijuar me aleatët tanë, por kjo nuk është më mënyra e vetme për të mbrojtur interesat tona,” tha Ursula Fon der Lajen. Kryetarja e Komisionit Evropian ka rihapur çështjen nëse sistemi evropian i vendimmarrjes, i cili bazohet në unanimitet dhe kompromis, e ndihmon apo e pengon BE-në të jetë një aktor gjeopolitik. 

Los Anxhelos - Në rast të një lufte bërthamore globale, pra në rezultatin më të keq të mundshëm, vetëm dy vende - Australia dhe Zelanda e Re - do të kishin një shans afatgjatë për mbijetesë. Gazetarja dhe hulumtuesja Eni Jakobsen diskuton pasojat e mundshme të një lufte bërthamore në podkastin e saj, si dhe në librin e saj "Lufta Bërthamore: Një Skenar", në të cilin ajo përshkruan se si mund të duket një konflikt i tillë. Sipas vlerësimeve të saj, një numër i madh njerëzish do të vdisnin në 72 minutat e para pas sulmit të parë bërthamor. Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh në rritje në Lindjen e Mesme, me SHBA-në, Izraelin dhe Iranin të përfshirë në një konflikt që mund të përshkallëzohet në luftë bërthamore. Një konflikt bërthamor global do të vriste qindra miliona njerëz në vetë shpërthimet fillestare. Njerëzit të cilët mbijetojnë shpërthimet fillestare bërthamore do të përballen me pasoja afatgjata të cilat mund të jenë po aq katastrofike. 

Budapest - Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian që "menjëherë" ta heq ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus, ndërsa Evropa përballet me një goditje të re të rëndë për çmimet e energjetikës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Ai në platformën Iks publikoi se është në rrezik “një pjesë e madhe e furnizimit global me energjetikës”, me Evropën veçanërisht të ekspozuar për shkak të ndalimit të mëparshëm të BE-së për importet e energjisë nga Rusia.

Ankara - Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është rrëzuar në hapësirën ajrore turke, publikoi Ministria turke e Mbrojtjes. Sipas deklaratave të tyre, raketa u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor. Ata shtuan se fragmente të raketës ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore. "Edhe një herë theksojmë se kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë, do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm me vendosmëri dhe pa hezitim", publikoi Ministria e Mbrojtjes turke.

Bern - Zyra e prokurorit në kantonin zviceran Valais njoftoi sot se hetimi për zjarrin në klubin e natës në Kran-Montana është zgjeruar duke përfshirë pesë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë vendorë, përfshirë prefektin e komunës Nikolas Fero. Familjet e viktimave të zjarrit në lokalin "Konstellejshën", ku humbën jetën 41 persona dhe u lënduan 115 të tjerë, kanë vënë në dukje përgjegjësinë e prefektit të komunës së Kran-Montanës, Fero, për pasivitetin e tij në lidhje me mosrespektimin e masave parandaluese të zjarreve në qytet. Sipas hetimit, zjarri u shkaktua nga spërkatësit dhe piroteknikët që ndezën tavanin e barit.

Antalia - Të paktën 14 persona sot e kanë humbur jetën kur një varkë me migrantë është përplasur në një anije të rojes bregdetare turke tek krahina jugore Antalia, kumtoi roja bregdetare. Mediumet britanike njoftojnë se fatkeqësia ka ndodhur pasi anija me migrantë ka tentuar të ik edhe krahas paralajmërimit që të ndalet. Sipas kumtesës, roja bregdetare e ka vërejtur varkën herët në mëngjes tek bregu i qarkut Finike, në Antali. Varka i ka injoruar paralajmërimet e përsëritura për t'u ndalur dhe ka tentuar të ikë, gjë që ka rezultuar me përplasje me anije të rojes bregdetare.

Doha - Ministria e Punëve të Brendshme e Katarit njoftoi se ka arrestuar 313 persona nga kombësi të ndryshme për shkak të shpërndarjeve të informacioneve të rremë dhe publikimin e videove të realizuara pa leje. Sipas ministrisë, kundër të arrestuarve janë marrë masa të përshtatshme ligjore dhe administrative. Në njoftim theksohet se është veçanërisht e rëndësishme që banorët e Katarit të përmbahen nga xhirime dhe publikim të videove, si dhe nga shpërndarja e thashethemeve për situatën aktuale në rajon. Ministria u bëri thirrje qytetarëve që informacionet t’i marrin vetëm nga burime zyrtare të miratuara.

Nikozia - Është e qartë se vendimi i qeverisë turke për të vendosur F-16 në territoret e okupuara të Qipros është një reagim ndaj mesazhit që Evropa dërgoi, se siguria e Qipros është edhe siguria e Bashkimit Evropian, tha presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis, duke komentuar informacionet se në Republikën Turke të Veriut të Qipros, e cila nuk njihet, sot kanë mbërritur gjashtë avionë luftarakë nga Turqia, raportojnë media e Qipros, transmetoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. "Çfarëdo që të bëjnë, çfarëdo që të sjellin në Qipro, dhe më lejoni t'ju kujtoj se ka një numër të konsiderueshëm trupash pushtuese dhe pajisjesh ushtarake në territoret e pushtuara, Turqia nuk do të ndalojë së qenë një fuqi okupatore në Qipro", theksoi Hristodulidis. Sot në Qipro mbërrijnë presidenti i Francës, Emanuel Makroni, dhe kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis, dhe së bashku me Hristodulidis do të mbajnë një takim trilateral në qytetin Pafos, i cili që nga mëngjesi i hershëm, sipas mediave, është nën masa të forta sigurie.

Tel Aviv/Bejrut - Hjuman Rajst Uoç (HRW) e akuzoi Izraelin për përdorim joligjor të fosforit të bardhë në sulmin ndaj një zone banesore në Libanin jugor javën e kaluar, njoftoi DPA. Në raportin e publikuar sot, organizata kumtoi se ka arritur të konfirmojë dhe gjeografikisht të locojë shtatë incizime. Cilësitë djegëse të fosforit të bardhë mund të jenë fatale ose të shkaktojnë lëndime serioze me simptome të përjetshme. "Përdorimi joligjor i fosforit të bardhë nga ana e ushtrisë izraelite ndaj zonave banesore është jashtëzakonisht alarmant dhe do të ketë pasoja serioze ndaj civilëve, tha Ramzi Kajs, hulumtues për Libanin në HRW, njoftoi agjencia gjermane.

Jerusalem - Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar sot se kanë nisur një valë sulmesh ajrore mbi infrastrukturën e lëvizjes militante proiraniane Hezbollah në periferitë jugore të Bejrutit. IDF paraprakisht kishte paralajmëruar se do t'i targetojë objektivat e grupit Al Kard al-Hasan, të cilin Hezbollahu e përdor si një kuazi-bankë. Më parë, zëdhënësi i IDF-së, kolonel Aviçai Adrei, deklaroi se do të ndërmerren veprime kundër infrastrukturës terroriste që i përket Al Kard al-Hasan, e cila është një element qendror në financimin e aktiviteteve të organizatës terroriste Hezbollah dhe dëmton ekonominë libaneze në shërbim të interesave iraniane.

Остани поврзан