MIA Flesh
- Shkup - Është përgatitur projekt vendimi për vendosjen e një shporte shkollore, e cila në konsultime me shitësit me shumicë dhe pakicë që shesin pajisje shkollore u pranua si një model i përshtatshëm dhe praktik për uljen e shpenzimeve për prindërit para fillimit të vitit të ri shkollor, informoi sot Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Konform propozimit, do të ofrohet shportë shkollore me zbritje deri në 15 për qind, ndërsa përbërja dhe çmimi përfundimtar i shportës do të ndryshojnë nga shitësi në shitës, varësisht nga përzgjedhja, cilësia dhe marka e produkteve.
18:00/21 gusht 2026
Shkup - Është përgatitur projekt vendimi për vendosjen e një shporte shkollore, e cila në konsultime me shitësit me shumicë dhe pakicë që shesin pajisje shkollore u pranua si një model i përshtatshëm dhe praktik për uljen e shpenzimeve për prindërit para fillimit të vitit të ri shkollor, informoi sot Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Konform propozimit, do të ofrohet shportë shkollore me zbritje deri në 15 për qind, ndërsa përbërja dhe çmimi përfundimtar i shportës do të ndryshojnë nga shitësi në shitës, varësisht nga përzgjedhja, cilësia dhe marka e produkteve.
Taranto - Qyteti italian i Tarantos është qendra e sportit mesdhetar nga sot, dhe midis flamujve të vendeve pjesëmarrëse është edhe ai maqedonas. Delegacioni maqedonas mbërriti dje në qytetin pritës, i përgatitur për paraqitjet në Lojërat XX Mesdhetare "Taranto 2026", dhe së bashku me ta është edhe presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova. Sot, në Fshatin Olimpik, ajo u takua me përfaqësuesit maqedonas, u njoh me anëtarët e delegacionit dhe u shprehu mbështetjen e tyre para fillimit të garave. Presidentja u uroi atyre paraqitje të suksesshme dhe shprehu shpresën se me përkushtimin, shpirtin luftarak dhe sportivitetin e tyre do t'i përfaqësojnë ngjyrat maqedonase në Taranto me dinjitet.
Shkup - Prej sot filloi të punojë PET-skeni, janë caktuar nëntë pacientë. Sot është sjellë sasia e domosdoshme e radioizotopit nga Stambolli. Komunikojmë edhe me Sofjen, sepse Stambolli punon nga e hëna deri të enjten, dëshirojmë të sigurojmë edhe alternativë të Stambollit në mënyrë që të mundemi PET-skeni të punojë të shtunën, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. PET-skeni, sqaroi ministri, gjatë viteve të kaluara ka punuar përafërsisht 2.100 deri 2.200 incizime në vit.
Shkup - Në qershor të këtij viti, paga mesatare neto mujore e paguar arriti në 48.381 denarë dhe është 6,4 për qind më e lartë se në qershor të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 10,6 për qind, Bujqësi, pylltari dhe peshkim me 8,1 për qind dhe Transport dhe magazinim me 8 për qind.
Shkup - Të gjitha sprejet për spërkatje kundër mushkonjave janë siguruar për njerëzit dhe janë të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nuk ka mjete që përdoren dhe që janë të pasigurta dhe të rrezikshme për jetën e njerëzve, theksoi sot në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Për fat të keq, theksoi për shkak të reagimeve të qytetarëve, nuk bëhen shpesh spërkatje në kohë optimale pëtr spërkatje.
Shkup - Gjithsej dhjetë zjarre janë regjistruar në ambient të hapur deri në orën 13, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe tre janë shuar. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se zjarret janë aktive në komunën e Prilepit - në atarin e fshatit Çanishte, në degën drejt fshatrave Krushevicë, Lopaticë dhe Dunje, si dhe në degën drejt Cërna Reka, ku digjet bimësia e ulët; në komunën e Studeniçanit - në segmentin midis fshatit Moranë - fshatit Vërtekicë - fshatit Gaber, ku zjarri po prek një pyll të përzier; në komunën e Makedonski Brodit - në vendin Vidush, pranë fshatit Dragov Doll dhe pranë fshatit Llokvicë, ku është prekur bimësia e ulët, pyjet me kërcell të ulët dhe shkurret.
Shkup - Ekipet e Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Kumanova dhe Pyjet kombëtare, me tre automjete zjarrfikëse, janë duke ndërhyrë në shuarjen e zjarrit mbi fshatin Nikushtak, dhe pritet një ndërhyrje ajrore gjatë ditës, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. "Aktualisht jam në terren, në fshatin Nikushtak, ku, së bashku me ekipet e Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Kumanova dhe ekipet e Pyjeve kombëtare, me tre automjete zjarrfikëse, po ndërhyjmë për të shuar zjarrin mbi fshatin Nikushtak. Nga terreni, po koordinoj drejtpërdrejt aktivitetet e ekipeve dhe të gjitha masat për t'u përballur me situatën. Pritet edhe një ndërhyrje ajrore gjatë ditës, varësisht nga kushtet meteorologjike, me qëllim lokalizimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të zjarrit", theksoi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
Stokholm - Disa persona u plagosën në një sulm me shpatë që ndodhi në një shkollë në qytetin suedez Fagersta, në pjesën qendrore të vendit, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa mediat raportuan se policia qëlloi dhe arrestoi sulmuesin. "Ne morëm një raport për një incident serioz të dhunshëm në një shkollë në Fagersta. Ekipet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje", citohet në kumtesën e policisë suedeze.
Kinshasa - Epidemia e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka marrë më shumë se 2.500 jetë dhe përhapet në mënyrë eksponenciale në një territor më të madh se sipërfaqja e Francës, deklaroi sot koordinatori i lartë për luftë kundër ebolës së KB-së, Zhilien Harne. "Financimi për ndihmën mbulon vetëm javët e ardhshme dhe mund të mbarojë nëse nuk vihen në dispozicion më shumë para", tha Harne.
Naukshot - Më shumë se 300 migrantë, përfshirë 40 fëmijë, u shpëtuan natën midis të mërkurës dhe të enjtes nga roja bregdetare e Mauritanisë, pasi u gjetën në një situatë të rëndë humanitare. Në muajt e fundit në ujërat e Mauritanisë janë shpëtuar qindra migrantë, shumica e të cilëve vijnë nga Senegali, Gambia dhe Mali.
Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkijan deklaroi se është koha t'i jepet fund luftës me SHBA-në derisa Irani gjendet në një pozitë të fortë. "Është më mirë ta përfundojmë luftën tani, ndërsa jemi në një pozicion të fortë dhe me dinjitet të ruajtur, domethënë, ndërsa e gjithë bota njeh fitoren tonë dhe thekson se SHBA-ja po sulmon shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tonë, duke shkelur të gjitha rregullat", tha Pezeshkian gjatë një takimi me punonjësit e mjekësisë.