• четврток, 27 август 2026
MIA Flesh

12:00/27 korrik/2026

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Mariano Sampedro Markos, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, në takim u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe zhvillimet aktuale në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Shkup - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza në Shkup sot konferencë për shtyp do të mbajë ministri i Punëve të Brendshme dhe udhëheqës i Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza, Pançe Toshkovski. Ministri Toshkovski, siç informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do t'i prezantojë informatat më të reja për gjendjen e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit.

Shkup - Komuna e Çairit përmbylli me sukses edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "Çarshia", i cili nga 23 deri më 26 korrik e shndërroi Çarshinë e Vjetër të Shkupit në një skenë të artit muzikor të nivelit të lartë dhe dialogut kulturor.

Shkup - Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, kanë treguar analizat e fundit të Ndërmarrjes Publike "Ujësjellës dhe kanalizimi" - Shkup, të publikuara mëngjesin e sotëm. Nga ndërmarrja publike njoftuan se po publikojnë raportin javorë për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar. 

Shkup - Për shkak të një defekti në një tubacion uji F200 mm në rrugën 1 p.n. në fshatin Krushopek (pas urës), sot pa ujë do t jenë konsumatorit e fshatrave Krushopek dhe Llokë në Komunën e Sarajit. Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi informojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 9:00 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.

Ankara - Forcat ajrore turke do të kontribuojnë sërish në misionet për sigurinë e hapësirës ajrore mbi Baltik, duke dislokuar pesë aeroplanë luftarakë F-16 dhe një ekip prej 76 personash në Estoni, njoftoi gazeta turke "Huriet dejli njuz". Kontingjenti turk, i cili është pjesë e skuadriljes së 181-të të forcave ajrore me bazë në Dijarbakir, e njohur edhe si skuadrilja "Panter", do të vendoset në bazën ajrore Amari në Estoni.

Madrid - Një numër gjithnjë e në rritje i destinacioneve turistike në të gjithë botën po bëjnë thirrje për kufizime në turizmin masiv. Lëvizja "Më pak turizëm, më shumë jetë", nën sloganin "Majorka në prag të qëndrueshmërisë", protestoi dje kundër mbipopullimit të ishullit spanjoll. Rreth 25.000 qytetarë u mblodhën në sheshin "Pjaca de Espanja" për të shprehur pakënaqësinë e tyre me presionin në rritje turistik në ishull. Ata mbanin pankarta ku shkruhej "Majorka e mbipopulluar" dhe "Mjaft me kKapacitet".

Paris - Gjatë fundjavës për shkak të zjarreve në Francë janë evakuuar rreth 220.000 njerëz, ndërsa 75.000 persona janë evakuuar në Spanjën fqinje, si dhe 30.000 njerëz u urdhëruan të strehoheshin. "Këto janë zjarre që nuk i kemi parë kurrë më parë", deklaroi sot prefekti i Sestas, Zherom Stef. Sestas është një nga periferitë e Bordos, ku mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe uikend shtëpizat e tyre.

Kiev - Ukraina synon që deri në mesin e vitit të ardhshëm të përgatisë prototipin e sistemit evropian antiballistik me emrin kodues Freja, ndërsa qëllimi i këtij operacioni është t’i përgjigjet nevojës urgjente për armë që mund të kapë raketat ruse, për këtë arsye Kievi po rrit presionin ndaj aleatëve, shkruajnë mediat britanike. David Alojan, zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, i cili është përgjegjës për projektin, njoftoi se së shpejti do të mbahet takimi i parë i bordit ndërkombëtar, i cili do të vlerësojë shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit.

Damaskë - Presidenti i Sirisë, Ahmed al Shara, në intervistën e djeshme për televizionin e Katarit, Al Xhazira, deklaroi se Damasku synon të arrijë një marrëveshje sigurie me Izraelin. Sipas tij, një marrëveshje e tillë mund të hapë rrugën për një paqe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, pa cenuar të drejtën e Sirisë mbi Lartësirat e Golanit, territor të cilin Izraeli e pushtoi nga Siria gjatë Luftës gjashtëditore në vitin 1967 dhe e aneksoi në vitin 1981.

Teheran - Autoritetet iraniane sot njoftuan se sulmet ajrore amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e ujësjellësit në jug të Iranit, ku janë dëmtuar 18 objekte, përfshirë edhe impiante për shkripëzimin e ujit të detit. Agjencia iraniane e lajmeve Fars njoftoi se janë shkatërruar plotësisht 10 impiante për shkripëzimin e ujit të detit.

Sietël - Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mbrëmë në të shtënat në një festival ushqimi në Sietël, përfshirë një fëmijë. Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe është në kërkim të një të dyshuari të dytë, dhe beson se të dy po qëllonin në të vërtetë njëri-tjetrin dhe se nuk ka kërcënim për sigurinë publike. "Ne ende po përpiqemi të përcaktojmë se çfarë ndodhi", tha ndihmës shefi i policisë së Sietël, Tajron Dejvis, duke shtuar se policia nuk ka një përshkrim të të dyshuarit që iku.

Bogotë - Presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Abelardo de la Espriela, i cili mbështetet nga ShBA-ja, mbrëmë njoftoi  se do të pezullojë marrëdhëniet diplomatike të vendit me Kubën dhe Nikaraguanë.  Qeveria ime nuk do të ketë lidhje me tiranitë, tha Espriela, i cili do të marrë detyrën më 7 gusht.