• среда, 25 декември 2024
MIA FLESH

09:00 / 24 dhjetor / 2024

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë, financim dhe buxhet dhe për sistet politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë janë ndryshimet e Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ndryshimet e Ligjit  për kontroll të tregtisë së jashtme me diamante të papërpunuara, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe Ligjit për themelimin e Agjencisë për përkrahje të sipërmarrësisë dhe ndryshimet e Ligjit për kontrollin e eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, të gjitha në lexim të dytë.

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 27-të. Në rend të ditës janë Propozim-ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në lexim të dytë, Propozim-ndryshimi i Ligjit për aviacion, Ligjit për zjarrfikje, Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor dhe Ligjit për ekzemplarin e detyrueshëm, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Shkup – Në tregun postar të Maqedonisë së Veriut për herë të parë janë vendosur paketomatë, pajisje të cilat shfrytëzuesve u mundësojnë vetëshërbim me marrjen e porosive të tyre në çfarëdo kohe në afat prej 72 orëve. Në Shkup tashmë janë vendosur në shtatë lokacione, ndërsa në Manastir në një. “Kjo risi u mundëson shfrytëzuesve të zgjedhin vendndodhjen e paketomatëve që u përshtatet më shumë, të kryejnë pagesën e dërgesës përmes bankave elektronike (nëse kanë detyrimin për të paguar) dhe të marrin dërgesën e tyre me SMS. Mjafton të lidhen me lidhjen nga mesazhi SMS, i cili do t'u kërkojë të lidhen me bluetooth dhe inbox-i i tyre do të hapet menjëherë” deklaroi për MIA-n, Biljana Glumac nga Kargo Ekspres, kompani që prezanton për herë të parë shërbimin e dërgesës përmes Paketomat ose Locker, cila i mundëson përdoruesit qasje moderne, praktike dhe të shpejtë në dërgesën e tij.

Shkup - Besimtarët katolikë dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë, të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve, lindjen e Jezu Krishtit. Në Maqedoninë e Veriut kremtimi me rastin e festës do të mbahet në Kishën katolike "Zemra e shenjtë e Jezusit" në Shkup. Liturgjinë e shenjtë do ta udhëheqë ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje lokale, në male dhe në vendet më të larta borë, në vendet më të ulëta reshje të shiut dhe borës. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëviz në interval prej -2 deri në 3, ndërsa maksimalja prej 1 deri në 6 gradë. Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të luginës reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa maksimalja do të arrijë 4 gradë.

Shkup - Pa rrymë nesër do të jenë disa pjesë të komunës Saraj dhe Butel. Sipas informacioneve nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza pa rryme për një periudhë të caktuar do të jenë fshatrat Lubin në komunën Saraj, si dhe vendbanimi Radishani dhe fshati Volkovë. Nga ora 09:00 deri në ora 12:00, nuk do të kenë rrymë shfrytëzuesit nga fshati Lubin i komunës së Sarajit, nga ora 10:30 deri në ora 12:30, shfrytëzuesit  nga vendbanimi Radishani dhe nga ora 9:00 deri në 13:00 disa nga shfrytëzuesit përreth 22-shit të parafundit dhe të fundit, në fshatin Volkovë. 

Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë. Ndalesa për automjete të rënda transportuese janë vendosur në akset rrugore Dibër – Mavrovë, Kërçovë – Gostivar në qafën malore Shtrazë dhe Tetovë – Kodër e Diellit ku për automjetet e tjera pajisjet dimërore janë të detyrueshme. 

Bukuresht - Qeveria e re e koalicionit pro-evropian e Rumanisë, e udhëhequr nga kryeministri socialdemokrat Marsel Çolaku, mbrëmë dha betimin në parlamentin rumun. Dhënia e betimit dhe seanca e parë zyrtare e qeverisë pasoi pasi parlamenti me 466 vende miratoi qeverinë e re me 240 vota kundër 143 kundër, publikuan mediat rumunu.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në video fjalimin e tij të rregullt, drejtuar kombit, mbrëmë deklaroi se ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës të vendos kontakte me qeverinë e re në Siri. "Kam urdhëruar Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme që të punojë në mënyrë më aktive në vendosjen e të gjitha kontakteve të nevojshme me përfaqësuesit e popullit të Sirisë dhe të korrigjojë gabimet e Asadit në lidhje me Ukrainën dhe të gjithë Evropën", tha Zelenski. Ai shtoi se Ukraina do të mbështes programin e Sirisë për ushqim.

Uashington - Ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton është hospitalizuar mbrëmë në Uashington pasi pati temperaturë të lartë dhe ethe. Klinton, 78 vjeç, "është pranuar në Spitalin universitar MedStar në Xhorxhtaun, ku po kryhen analizat dhe gjendja e tij po vëzhgohet", deklaroi Angel Urena, zëvendës shefi i kabinetit të Klinton, transmetoi "En-Bi-Si". "Ai është në disponim të mirë dhe mirënjohës për kujdesin që po i jepet", shtoi Urena. Një burim i afërt me Klintonin deklaroi se situata "nuk është urgjente".

Uashington – Anëtarë të ekipit për tranzicionin presidencial të Donald Trampit po përgatisin teren për tërheqje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, deklaroi një ekspert i të drejtës shëndetësore. “Kam informacione të sigurta se planifikon tërheqje, sipas gjitha gjasave në ditën e parë ose shumë herët në mandat”, deklaroi për Rojters, Lorens Gostin, profesor i shëndetit global në Universitetin Xhorxhtaun në Uashington dhe drejtor i Qendrës për të Drejtën shëndetësore kombëtare dhe globale i cili bashkëpunon me OBSH”, transmetojnë mediat amerikane.

Остани поврзан