• недела, 15 март 2026
MIA Flesh

18:00/ 13 mars/2026

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, theksoi se shteti sot tregon kapacitet institucional për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efikase në situata krize, për të mbrojtur qytetarët e vet kudo që ndodhen, por edhe për të ndihmuar miqtë dhe partnerët e tij.

Shkup - Një vit pas tragjedisë së madhe në Koçan, sistemi shëndetësor vazhdon të përmbledhë mësimet, përvojat dhe sfidat sistemike, tha Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar temës “Aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan – një vit më pas”.

Shkup - Forca e vërtetë e diplomacisë matet me jetët e shpëtuara, jo vetëm me marrëveshjet e arritura, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski në "Konferencën Ndërkombëtare për Aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan", ku theksoi se tragjedia ka zgjuar solidaritetin më të fortë midis vendeve dhe ekipeve mjekësore.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur në "Konferencën ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan", theksoi se tragjedia në Koçan, përveç dhimbjes së pashlyeshme dhe gjurmës që la në kujtesën kolektive, la edhe një gjurmë tjetër - një gjurmë solidariteti, dhe tha se heronjtë nuk do të harrohen kurrë.

Doha – Autoritetet e Katarit sot në mëngjes evakuuan pjesë të zonës Msheireb në Doha, ku ndodhen zyrat qeveritare dhe zyra e "Gugëll" si dhe nga rajoni ku ndodhen gjashtë universitete amerikane.

Teheran - Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane, publikoi se më shumë se 15 shpërthime u dëgjuan gjatë sulmeve amerikane në ishullin Harg.

Bagdad - Ambasada e SHBA-së në Bagdad u godit nga një dron këtë mëngjes, deklaroi një burim i paidentifikuar i sigurisë irakiane.

Teheran – Irani mbrëmë sërish qëlloi me raketa drejt Izraelit, publikoi televizioni shtetëror iranian. Në të njëjtën kohë, armata izraelite kumtoi se kanë identifikuar raketa të lansuara nga Iran.

Bejrut - Në sulmin e mbrëmshëm izraelit ndaj qendrës shëndetësore në pjesën jugore të Libanit jetën e humbën të paktën 12 punëtorë mjekësorë, mes të cilëve ka edhe mjekë dhe infermiere, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Jerusalem - Izraeli planifikon ta zgjerojë operacionin tokësor në Liban, me qëllim që ta ndërmerr rajonin në jug të lumit Litani dhe ta shkatërrojë infrastrukturën e Hezbollahut, njoftoi portali amerikan Aksios.

Buenos Ajres - Organizatorët e Finalisimas mendojnë për dy ndeshje mes Spanjës dhe Argjentinës, njoftoi "TNT Sports".

Остани поврзан