MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari në periudhën e ardhshme do të takohet me subjektet politike me qëllim të zhbllokimit të procesit të miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Zgjedhor, i cili është pjesë e Agjendës së Reformave dhe i cili duhet të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
18:00/15 shtator/2026
Shkup - Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari në periudhën e ardhshme do të takohet me subjektet politike me qëllim të zhbllokimit të procesit të miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Zgjedhor, i cili është pjesë e Agjendës së Reformave dhe i cili duhet të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Shkup - Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shkup do të mbështesë Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në zbatimin e Strategjisë së saj, me fokus në forcimin e kohezionit social, përfshirjen dhe krijimin e politikave publike të bazuara në të dhëna dhe dëshmi konkrete.
Shkup - Qëllimi ynë nuk është vetëm harmonizimi formal me legjislacionin evropian. Duam të miratojmë një ligj që do të jetë funksional, i zbatueshëm dhe modern, një ligj që do të krijojë rregulla të qarta dhe siguri ligjore, do të mundësojë zhvillimin e sektorit minerar dhe investime të përgjegjshme, por në të njëjtën kohë do të garantojë që interesi publik, qytetarët, mjedisi dhe komunitetet lokale nuk do të lihen në plan të dytë.
Shkup - Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE sot nga foltorja e parlamentit tha se ai dhe 24 deputetë të tjerë kanë pritur 45 ditë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave një analizë antikorrupsion të ligjit për zbatimin e projektit "Shkupi - Kryeqytet Evropian i Kulturës".
Shkup - Vreshtarët po përballen me një situatë në të cilën mundi i investuar, fondet dhe puna gjatë gjithë vitit po dështojnë para syve të tyre, ndërsa pushteti nuk po ndërmerr asnjë masë për t'i ndihmuar ata të kapërcejnë krizën, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një takim me vreshtarët në fshatin Tremnik të Negotinit, ku biseduan për problemet me blerjen dhe çmimet e rrushit.
Shkup - Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS, së bashku me Shoqërinë e Parë Pensionale KB SHA Shkup, Shoqërinë Pensionale Sava SHA Shkup dhe Shoqërinë Pensionale Triglav SHA Shkup, shënuan 15 Shtatorin – Ditën e ndërgjegjësimit pensional, me një aktivitet kushtuar edukimit financiar dhe pensional të të rinjve, i cili u mbajt në Shkollën e Mesme Ekonomike-Juridike „Vasil Antevski Dren“ – Shkup.
Shkup - Kryetari i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë (ANP e Ortodoksisë), deputeti Mile Talevski, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare "Qasjet ndaj zbatimit praktik të Komunikatës së Unionit Ndërparlamentar (UNP) mbi dialogun midis parlamentarizmit dhe feve", e cila u mbajt më 14 shtator 2026 në Kajro, Egjipt.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Çështjet e Trafikut, gjatë muajit të kaluar (gusht), zhvilloi aksione të intensifikuara të kontrollit në të gjithë territorin e shtetit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike (trotinetëve elektrikë), me ç’rast u konstatuan 606 kundërvajtje.
Prishtinë - Profesori universitar dhe ish-diplomati, Bekim Sejdiu ka njoftuar zyrtarisht se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Sejdiu në një postim në Fejsbuk ka thënë se duke u marrë parasysh rrethanat, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për t’u zgjedhur e po ashtu nga devijimi i tërë procesit, ka vendosur të tërhiqet dhe se për këtë ka njoftuar edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Stamboll - Ekipet e shpëtimit në Detin Marmara kanë gjetur trupin e kapitenit Jashar Kajhan, i cili është viktima e parë e gjetur në kuadër të kërkimit të dhjetë anëtarëve të zhdukur të ekuipazhit të anijes tregtare turke "Tugberk İmamoglu", e cila u fundos pas një përplasjeje me cisternën "Alsu" afër Silivrit, njoftuan mediat turke, duke cituar Zyrën e kryeprokurorit publik në Silivri.
Romë - Italia e vazhdoi suspendimin e Marrëveshjes së Shengenit me Spanjën edhe për 15 ditë, kumtoi Ministria italiane e Punëve të Brendshme.
Romë - Aeroporti në Katania, në ishullin e Sicilisë është i mbyllur për shkak të resë së hirit nga vullkani Etna, kumtuan autoritetet italiane.
Moskë - Nisma për "përgjigje të zgjeruar bërthamore", të cilën Franca ua propozoi aleatëve të vet evropianë, ndërkaq së cilës vendosi t'i bashkohet edhe Finlanda, paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për Moskën, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova.
Gjenevë - Zbulimi i qindra trupave nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Gaza përforcon dyshimet se gjatë luftës mund të jenë kryer krime lufte, tha sot komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.
Kiev - Ministri i jashtëm ukrainas Andrij Sibiha tha sot se që nga fillimi i luftës, forcat ruse kanë shkatërruar më shumë se 500 lokomotiva. "U bëjmë thirrje partnerëve tanë që të na ndihmojnë urgjentisht të gjejmë lokomotiva të pajtueshme me gjerësinë 1,520 mm, si dhe me financim për të përshpejtuar blerjen e lokomotivave të reja", njoftoi Sibiha në platformën Iks.
Pekin - Kina nga sot ka vendosur kufizime të reja për udhëtimet jashtë vendit, të cilat përfshijnë ndalimin e largimit nga vendi për personat që kanë shkelur rregullat e kontrollit të eksportit ose transferimin e teknologjisë, nëse kjo mund të rrezikojë sigurinë kombëtare industriale dhe teknologjike, raporton DPA.