• вторник, 15 септември 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/14 shtator/2026

Kumanovë - Në dy vitet e para, qeveria e LSDM-së dhe BDI-së rriti pensionet me afërsisht 540 denarë, ndërsa kjo qeveri e rriti pensionin mesatar të pleqërisë me mbi 6.800 denarë, ose kjo është diferencë prej 12,6-fish, deklaroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjes në lidhje me vendimin me të cilin do të bëhen llogaritjet e pensioneve në përputhje me ligjin, ndërsa tërhiqet rritja lineare e pensioneve.  

Shkup - Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, paralajmëroi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, duhet ta vizitojë së shpejti rajonin dhe shpreson që vizita e saj të jetë një hap vendimtar drejt fillimit të negociatave të pranimit të vendit me Bashkimin Evropian. "Gjatë disa muajve të kaluar, të gjithë kemi punuar shumë që një gjë e tillë të ndodhë. Shpresoj që së shpejti të kemi një vizitë rajonale nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.  

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me udhëheqësin e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Soldatov, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në fushat me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë, informojnë nga Ministria.

Shkup - Integrimi evropian i vendit, agjenda e reformave dhe Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor - procese dhe instrumente që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve - ishin në fokus të takimit midis ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ambasadorit të BE-së Mihalis Rokas.

Shkup  - Drejtoria Doganore do të luftojë krimin në radhët tona pa asnjë problem dhe me forcë, dhe këtë e kemi treguar në këto 26 muaj - theksoi drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari lidhur me ndihmësdrejtorin e dyshuar të këtij institucioni, i cili u arrestua së fundmi për marrje ryshfeti. Nikollovski paralajmëroi luftë të ashpër dhe sanksionim të të gjithë punonjësve të dyshuar për vepra penale.

Shkup - Ekipi i ekspertëve të ndërtimit nga Fakulteti i Inxhinierisë në USHCM, të cilët morën pjesë në përgatitjen e ekspertizës ndërtimore të Prokurorisë, në seancën e sotme në sallën e gjyqit në "Idrizovë" në Gjykatën Themelore Penale Shkup për zjarrin në diskoteken "Puls" në Koçan, iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me punimet ndërtimore dhe materialet e instaluara në vetë objektin, ndryshimet në përmbushjen e kërkesave minimale teknike për marrjen e licencës midis një kabareje dhe një klubi nate, rreth raporteve për kontrollin e këtyre kushteve gjatë viteve, detyrimin dhe kompetencat për kontrollin...

Shkup  - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot ishte për vizitë në komunën e Sveti Nikoles, ku së bashku me kryetarin e bashkisë Dejan Vladev inspektuan aktivitetet për përmirësimin e kushteve dhe instalimin e fotovoltaikëve në disa institucione arsimore.  

Shkup  - Qytetarët janë prioriteti i parë i kësaj Qeverie, ne punojmë për mbrojtjen e tyre maksimale dhe në të njëjtën kohë mbrojmë ekonominë", deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë vizitës së sotme në pikën kufitare Tabanovc.

Shkup  - Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,86 % në raport me vendimin e datës 7 shtator të vitit 2026. 

Shkup  - Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISSH) të ushtrojë mbikëqyrje mbi veprimet e institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe personelit mjekësor të përfshirë në rastin e infermieres Lubica Shavreska.

Tetovë  - Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë-TIFF ODA do të mbahet në Tetovë, njoftuan organizatorët në një konferencë për shtyp. Festivali do të hapet zyrtarisht më 16 shtator me filmin "Dua", me regji të Blerta Bashollit, ndërsa edicioni i 15-të do të mbyllet më 22 shtator me filmin "Turp dhe para" me regji të Visar Morinës.

Kumanovë  - Sektori për Punë të Brendshme i Kumanovës ka ngritur kalëzim penal kundër një banori të fshatit Çerkezi i cili në rrjetet sociale kërcënoi kryeministrin. Kallëzimi është ngritur nën dyshimin për "rrezik të sigurisë". Gjykatësi urdhëroi që i akuzuari të caktoi paraburgim.

Ankara - Viti i ri shkollor në Turqi filloi sot me masa të shtuara sigurie në të gjithë vendin pas të shtënave vdekjeprurëse që ndodhën pranverën e kaluar. Dronë dhe helikopterë u vendosën rreth ndërtesave shkollore në qytetet kryesore të Ankarasë dhe Stambollit sot, dhe njësia e policisë përgjegjëse për krimin e të rinjve dhe atë të lidhur me drogën kreu kontrolle, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve "Anadolu".