15:00 / 11 shtator / 2026
Shkup - Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovakisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor n; fokus të bisedimeve në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Juraj Blanar. Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, Sali falënderoi ministrin Blanar për mikpritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të Sllovakisë për mbajtjen e politikës së zgjerimit lart në agjendën e Bashkimit Evropian, duke vlerësuar veçanërisht rolin aktiv të Bratislavës në kuadër të grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor".
Shkup - Këshilli i prokurorëve publikë sot formoi komisione për zbatimin e procedurës për zgjedhje të prkurorit të ri themelor publik të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK), me ç'rast Komisioni për përgatitje të listës së kandidatëve, në afat prej tre ditësh duhet t'i kumtojë emrat e kandidatëve të cilët i përmbushin kushtet ligjore. Për anëtarë të Komisionit për përgatitje të listave të kandidatëve u zgjodhën Mirjana Ilievska, Ardian Demiri dhe Dushica Dimitrieska. Komisioni në afat prej tre ditëve duhet t'i kumtojë emrat e kandidatëve të cilët i përmbushin kushtet ligjore për pjesëmarrje në procedurë.
Shkup - Prokurori Publik Republikan, Nenad Saveski, sot i hodhi poshtë vlerësimet se gjykatat punojnë nën presion ose në shërbim të prokurorisë publike, duke komentuar reagimet pas vendimeve në rastin "Llaskarc" dhe çështjen me ish kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Ai theksoi se Gjykata Supreme nuk i vlerëson akuzat, por ligjshmërinë e vendimeve të marra nga gjykatat më të ulëta, ndërsa lidhur me rastin "Puls" theksoi se afatet e paraburgimit janë të përcaktuara me ligj dhe duhet të respektohen, edhe pse, siç tha ai, prokuroria gjithmonë ka në dispozicion edhe mundësi të tjera ligjore. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me komentet e disa ish gjyqtarëve dhe avokatëve se gjykatat e shkallës së parë marrin aktvendime pa i vlerësuar mjaftueshëm provat, të cilat më pas shfuqizohen nga gjykatat më të larta, Saveski tha se vlerësime të tilla janë të gabuara.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot nga foltorja parlamentare kërkoi që partitë të mos e përdorin arsimin dhe shëndetësinë për të fituar pikë politike. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Sanja Lukarevska nga LSDM-ja se kur do të fillojnë të mësojnë fëmijët nga shkolla "Kiro Gligorov" në Qendër të Shkupit dhe pse nuk u ndërtua zgjerimi gjatë verës, Janevska tha se të gjithë nxënësit duhet të fillojnë të mësojnë me prezencë fizike brenda një jave dhe se organizimin e mësimit e bën drejtoresha.
Shkup - Nxënësit si grup demografik nuk janë të rrezikshëm për Ethet e Nilit perëndimor. Kemi disa fëmijë të cilët u testuan nga ethet e Nilit perëndimor dhe ishin negativë. Pacienti më i ri që ishte i infektuar ], ishte 25 vjeçar dhe nuk kemi asnjë të prekur nën 25 vjeç dhe në pajtim me këtë nuk u ndërmorën masa të posaçme për mbrojtje, deklaroi sot në mbledhjen për pyetje nga opozita, ministri i Shëdnetësisë, Sasho Klekovski duke iu përgjigjur pyetjes së Sanja Llukarevskës nga LSDM nëse janë ndërmarrë masa për mbrojtje nga ethet e Nilit perëndimor në shkolla. Klekovski tha se në kuadër të masave të përgjithshme të mbrojtjes, kryetarët e komunave nga rajoni i Shkupit dhe komunat e tjera të prekura në kontrollin e vatrave të mundshme (34) kontrolluan edhe oborre shkollore për ujë të ndenjur të mundshëm si rrezik potencial.
Shkup - Qendra e re klinike është planifikuar të jetë në platonë para apo prapa pishinës "Boris Trajkovski". Këto janë dy mundësitë për të cilat po mendojmë dhe negociojmë. Shumë shpejtë do të kemi zgjidhje prëfundimtare, ndërsa si do të ndërtohet e tërë kjo, fillimisht do të sjellim vendim, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Edhe lidhur me SPQ "8 Shtatori", theksoi, shumë shpejtë do të dilet me informatë të hollësishme. "Nëse SPQ '8 Shtatori' do të jetë institucion i atillë apo i këtillë shëndetësor, nëse do të lidhet apo jo, ndërkaq këtu është edhe PET - qendra, shumë shpejtë nga sot do të dalim me informatë të hollësishme", përmendi kryeministri duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të ndërtesës së rinovuar të Klinikës për neurofiziologji.
Shkup - Dua t'i siguroj qytetarët se do të kemi një dimër të qëndrueshëm, me furnizim të qëndrueshëm me energji, pa luhatje në çmim ose sasi, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas inaugurimit të ndërtesës së rinovuar të Klinikës për Neurofiziologji, Mickoski vuri në dukje se Qeveria po punon për të ulur çmimin e energjisë elektrike nga janari ose për të vazhduar tarifën e lirë. Dhe sa i përket gazit, kryeministri nuk pret ndonjë goditje, megjithëse beson se është e mundur që çmimi të dyfishohet ose edhe të trefishohet brenda kufijve evropianë.
Shkup - Janë ndërmarrë të gjitha masat si nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë edhe nga Ministria e Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë për të shtypur linë e deleve, tha Ministri i Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë, Borçe Serafimovski, në seancën e sotme të Kuvend. Ai po i përgjigjej një pyetjeje nga deputeti nga E Majta, Borsilav Krmov, i cili kritikoi ministrinë për mosmarrjen e masave të duhura për të përmbajtur sëmundjen dhe shprehu shqetësim për shkatërrimin e fondit.
Shkup - Rreth njëzet dyqane me tekstil dhe mall tjetër janë djegur në zjarrin që shpërtheu herët në mëngjes në qendrën tregtare në Shuto Orizarë, ndërsa zjarri është shuar nga ekipe të Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse - Shkup, kumtoi MPB. "Rreth orës 3:20, në SPB - Shkup arriti denoncim se në qendrën tregtare në rajonin e Shuto Orizarës janë djegur mbi 20 dyqane me tekstil dhe mallra tjera, në pronësi të S. S., i cili i ka dhënë me qira. Zjarri u shua nga Brigada zjarrfikëse - Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Po ndërmerren masa për zbardhejn e rastit", thuhet në kumtesë.
Shkup - Vendimi i Gjykatës supreme për anulim të aktvendimit për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës është zhgënjim dhe është pasojë e "recidiviëve dhe mbetjeve" nga pushteti i kaluar të cilët ende veprojnë në sistemin gjyqësor, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, pas vizitës në ndërtesën e rinovuar të Klinikës për neurofiziologji. Duke e komentuar vendimin e Gjykatës supreme për Llaskarcës, Mickoski theksoi se bëhet fjalë për "recidivë, mbetje, një pjesë e vogël nga qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së dhe ai është resursi i fundit për mbrojtje të asaj qeverie dhe njerëzve të cilët ishin pjesë e asaj qeverie".
Shkup - Nëse opozita parashtron kërkesë në Parlament, ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të kemi zgjedhje dhe do t'i fitojmë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Mickoski theksoi se kjo Qeveri ka marrë besimin e popullit për të udhëhequr vendin për katër vjet.
Shkup - Kuvendi sot e filloi seancën e 122-të plenare, ndërsa pas votimit të rendit të ditës, filluan pyetjet e deputetëve të opozitës drejtuar kryeministrit dhe ministrave. Deputetët votuan nevojën për miratimin me procedurë të shkurtuar të ndryshimeve të Ligjit për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me procedurë të shkurtuar, ndryshimet e Ligjit për veprimtaritë komunale, ndryshimet e Ligjit për ndërtim, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për transportin rrugor, ndryshimet e Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, të cilat janë harmonizime me Ligjin për drejtuesit e lartë.
Shkup - Çështja e provimit të jurisprudencës nuk është vetëm çështje e një provimi, por është çështje e juristëve të rinj, për të ardhmen e tyre, për mundësi të barabarta dhe për cilësinë e të drejtës që duam të ndërtojmë në shtetin tonë, theksoi nga foltorja e Kuvendit ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili iu përgjigj pyetjes së deputetes Diana Toska se kur studentët do të mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ministri i Drejtësisë, Shasivari, theksoi se këtë çështje nuk e sheh si çështje etnike apo politike.
Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, theksoi se vendi mbetet fuqishëm me SHBA-në në kundërshtimin e terrorizmit dhe në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe demokracisë. "Njëzet e pesë vjet pas 11 shtatorit, ne kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën dhe i bëjmë homazh guximit të jashtëzakonshëm të atyre të cilët ishin në vijën e parë. Ne qëndrojmë fort me SHBA-në në kundërshtimin e terrorizmit dhe në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe demokracisë. Nuk do ta harrojmë kurrë", thuhet në publikimin e MPJdhTJ në rrjetin social Iks.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një aksion të ri në lidhje me lëshimin dhe falsifikimin e paligjshëm të patentave të shoferit. "MPB-ja sot po zhvillon një aksion të koordinuar me kërkime në lokacione të shumta për shkak të dyshimeve për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të pantent shoferit të kategorisë C dhe D", konfirmojnë nga Ministria. Theksojnë se aksioni është duke vazhduar me qëllim zbardhjen e rasteve dhe sigurimin e provave materiale.
Shkup - Numri i automjeteve të pasagjerëve në vend është rritur për mbi 40 për qind vetëm në pesë vitet e fundit, nga 429 mijë në vitin 2020 në mbi 615 mijë në vitin 2025. Pavarësisht rritjes së shpejtë të automjeteve hibride dhe elektrike, pjesa e tyre është ende relativisht e vogël dhe makinat me naftë ende dominojnë rrugët, ndërsa automjetet me benzinë janë në rënie. Në rrugët e vendit, automjetet me naftë mbeten dominuese dhe, me një rritje prej 67 përqind në pesë vjet, përbëjnë pothuajse dy të tretat e flotës totale të automjeteve.
Shkup - Është lëshuar në prëdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji. Gjithsej janë rinovuar 891 metra katrorë, ndërsa pas kësaj faze, pason edhe rinovimi i çatisë dhe fasadës. "Nga zorrë çore e Qendrës klinike, ky objekt u bë ndërtesë funksionale. Tërësisht është ripërtërirë pjesa e brendshme e Klinikës, ndërsa në fazën e ardhshme do të rikonstruohen edhe çatia dhe fasada. Nga një objekt i lënë pas dore, fituam ambient funksional, më të këndëshëm për punë të personelit mjekësor, por që është më e rëndësishmja, edhe për pacientët. Punuam shumë që krahas kushteve hapësinore, ta përmirësojmë edhe kapacitetin e mjekëve dhe personelit tjetër", deklaroi drejtori i Klinikës, Jovan Bozhinovski.
Kumanovë - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes, Jovanka Trençevska nga LSDM-ja, tha se Qeveria ka ndërmarrë masa për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve dhe se inflacioni në vend është më i ulët në krahasim me disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai tha se gjatë periudhës së qeverisë së mëparshme, inflacioni arriti në 16 për qind, ndërsa tani, siç tha, është regjistruar një normë më e ulët prej 2,6 për qind, e cila theksoi se është më e ulët se disa vende anëtare të BE-së. Ai tha se ata nuk i kanë rritur pagat e funksionarëve, ndërsa "nëse do të ishin në Qeveri, do t'i kishin rritur pagat e tyre me 100 për qind".
Ohër - Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi pasur vazhdimisht normë rritjeje prej rreth dhe mbi 3%, ndërsa në tremujorin e fundit norma e rritjes ishte 4.3%. Kjo tregon se po lëvizim në një trajektore të duhur. Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë panelit të diskutimit dedikuar temës "Nga presioni në eurozonë drejt rezistencës fiskale: Prioritetet buxhetore, realiteti në sektorin privat dhe leksionet rajonale", në suaza të Konferencës Rajonale "Ohër 2026".
Zagreb - Dy persona janë lënduar në Shkollën Elektroteknike në Zagreb, pasi një nxënës sulmoi me thikë një shok klase dhe një higjieniste. Sulmuesi u ndalua menjëherë. Të dy viktimat u shtruan në spital, ndërsa nxënësi është operuar. Ministria kroate e Shëndetësisë bëri të ditur se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Dublin - Vizita e presidentit të SHBA-së, Donalad Tramp, në Irlandë do të përfshijë "një nga operacionet më të mëdha të sigurisë dhe policisë" që është zhvilluar ndonjëherë nga policia e atij vendi. Trampi do të qëndrojë në Irlandë më 12 dhe 13 shtator dhe do të zhvillojë takime në kryeqytetin Dublin, si dhe në resortin e tij të golfit në Dunbeg, në qarkun Kler, i cili do të jetë nikoqir i turneut irlandez (Irish Open). Shërbimi policor irlandez, An Garda Siohana (An Garda Síochána), njoftoi se është përfshirë në "planifikim intensiv, të thelluar dhe gjithëpërfshirës" në prag të vizitës.
Uashington - Kompania amerikane "Arxhent LNG" dhe Shqipëria në Detin Adriatik do të ndërtojnë një terminal të madh për deponimin dhe rigazifikimin e gazit natyror, përmes të cilit do të furnizoheshin tregjet në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore. Është paraparë që terminali të jetë me kapacitet prej pesë milionë tonësh në vit. “Shqipëria ka mundësi të bëjë për Evropën Juglindore atë që nuk ka nevojë të bëjë për veten, të shërbejë si pikë furnizimi të sigurt, me pikëmbështetje në SHBA, që e forcon sigurinë energjetike të fqinjëve të saj dhe qëndron në anën e Ukrainës në kohë kur energjia po përdoret si armë kundër rajonit”, deklaroi drejtori ekzekutiv i "Arxhent LNG", Xhonatan Bas.