• понеделник, 16 март 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 15 mars/ 2026

Shkup - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Qeveria e fillojnë fushatën e re në terren “Zëri që e dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë”, që synon komunikim të drejtpërdrejtë me bujqit dhe prezantimin e masave dhe politikave aktuale për mbështetjen e prodhimit bujqësor. Këtë e paralajmëroi sot ministri Cvetan Tripunovski.

Shkup – Reli i femrave 2026 do të mbahet tradicionalisht për herë të shtatë sot nëpër rrugët e Shkupit, në organizim të Federatës Automobilistike të Maqedonisë, anëtare e Federatës Botërore Automobilistike (FIA).

Shkup - Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ishte në Berovë, ku u matën -5 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta ishte në Vinicë, me 3 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.

Gjenevë - Zvicra u ka ndaluar dy aeroplanëve ushtarakë amerikanë të fluturojnë mbi territorin e saj për shkak të konfliktit në Iran, njoftoi mbrëmë qeveria zvicerane, transmetoi DPA. Autoritetet zvicerane iu referuan ligjeve të neutralitetit të vendit, të cilat ndalojnë fluturimet nga palët e përfshira në konflikt për qëllime ushtarake.

Paris - Votuesit francezë sot dalin në qendrat e votimit në zgjedhje lokale që konsiderohen si testi i fundit i madh i atmosferës politike para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, njoftoi DPA.

Uashington- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se aktualisht nuk është gati të arrijë një marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin, transmetoi DPA.“Irani dëshiron të bëjë marrëveshje, e unë nuk dua të bëj marrëveshje sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, deklaroi Tramp për En-Bi-Si Njuz (NBC News) në deklaratën e publikuar mbrëmë.

Linc - Dy këmbësorë u goditën me thikë dje në qytetin austriak Linc, ku njëri iu nënshtrua plagëve, ndërsa tjetri u lëndua rëndë, kumtoi policia, transmetohet nga DPA.Autoritetet lokale kumtuan se i dyshuari u arrestua shpejt.

Teheran - Njëzet persona janë arrestuar në Iranin veriperëndimor për përpjekje për të bashkëpunuar me Izraelin, njoftoi sot agjencia e lajmeve Tasnim, duke iu referuar një kumtese nga Zyra e Prokurorit të Provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.

Londër– Kryeministri britanik Kir Starmer mund të dërgojë mijëra dronë interceptues në Lindjen e Afërt, publikoi Telegrafi londinez.Përfaqësuesit ushtarakë po hetojnë nëse sistemi i interceptorëve të dronëve "Oktopus", i cili prodhohet në Mbretërinë e Bashkuar për nevojat e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, mund të përdoret gjithashtu për të forcuar mbrojtjen e Britanisë së Madhe kundër dronëve iranianë Shahed, theksohet në tekstin e Telegraf.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nuk është e sigurt nëse lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei, është ende gjallë pas sulmeve midis SHBA-së dhe Izraelit.

Teheran - Ushtria iraniane ka kërcënuar se do të vrasë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, publikuan mediat shtetërore iraniane.Agjencia gjysmëzyrtare Mehr publikoi se Garda Revolucionare Iraniane (IRGC) kumtoi se do të "vazhdojë ta ndjek atë dhe ta vrasë me forcë".

Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nuk ka nevojë për ndihmë nga Ukraina në luftën kundër dronëve iranianë në Lindjen e Afërt.

Ramallah - Katër anëtarë të një familjeje palestineze, përfshirë dy fëmijë, u vranë kur ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi automjetin e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar verior, publikoi sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmetoi DPA.

Teheran - Vendet e Gjirit Persik publikuan se Irani kreu sulme të reja mbrëmë dhe sot në mëngjes, një ditë pasi Teherani u bëri thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe të evakuojnë tre portet e saj kryesore, duke bërë për herë të parë që nga fillimi i konfliktit kërcënim ndaj pronave që nuk janë amerikane dhe për zgjerimin e konfliktit në rajonin e Lindjes së Afërt.

Phenian - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un dhe vajza e tij ndoqën testimin e një sistemi të shumëfishtë për lansimin e raketave, publikuan sot mediat shtetërore të Koresë së Veriut, që është një përgjigje e mundshme ndaj ushtrimeve ushtarake aktuale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, të cilat Pheniani i konsideron si një test për pushtim.

Остани поврзан