MIA Flesh
- Shkup - Qeveria në seancën e sotme, mori vendim për uljen e çmimeve të materialeve shkollore në periudhën nga publikimi i vendimit në "Gazetën zyrtare", gjegjësisht nga sot, deri më 30 shtator të vitit 2026.
18:00/25 gusht/2026
Shkup - Qeveria në seancën e sotme, mori vendim për uljen e çmimeve të materialeve shkollore në periudhën nga publikimi i vendimit në "Gazetën zyrtare", gjegjësisht nga sot, deri më 30 shtator të vitit 2026.
Shkup - Ekipi i ekspertëve të ndërtimtarisë, i udhëhequr nga eksperti gjyqësor dhe profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë pranë USHCM-së, Goran Markovski, i cili në kohën e përgatitjes së ekspertizës së ndërtimtarisë ishte dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë, për më shumë se katër orë iu përgjigj pyetjeve kryqëzuese të mbrojtjes, të të akuzuarve Grozdan Milkovski – pronar i objektit, si dhe inspektorëve komunalë të ndërtimtarisë Ognen Georgiev dhe Nikollço Kocev, në seancën e sotme në sallën e gjykimit në Idrizovë, pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, ku vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.
Shkup - Një fëmijë trevjeçar pësoi lëndime të rënda në një aksident me ashensor në një ndërtesë në Radishan, pasi, sipas raportimit të nënës, dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur.
Kavadar - Zjarr i madh shpërtheu në deponinë "Melci" në Kavadar, ku aktualisht po intervenohet me një numër të madh ekipesh nga NJTZ Kavadar, kumtoi pasdite kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev në Fejsbuk.
Tetovë - Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tetovës vazhdon të mbetet ndër zgjedhjet më të preferuara për kandidatët që dëshirojnë t’i ndjekin studimet universitare në gjuhën shqipe. Interesimi për programet e këtij fakulteti është i lartë, ndërsa interesim i kënaqshëm vërehet edhe për fakultetet dhe programet e tjera studimore të Universitetit të Tetovës.
Tiranë - Shoqata shqiptare e prokurorëve është pranuar si anëtare fuqiplotë në Shoqatën ndërkombëtare të prokurorëve (IAP), ku anëtarësojnë prokurorë nga 175 vende.
Uashington - SHBA-ja po përgatit kthimin e diplomatëve në ambasadat në Lindjen e Mesme, të cilët janë evakuuar para dhe gjatë kohës së luftës me Iranin, gjë që tregon në vlerësimin e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp se së shpejti nuk do të ketë ripërtëritje të përleshjeve në përmasa të plota, njofton "Nju-Jork tajms".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot akuzoi autoritetet iraniane se nuk paguajnë një pjesë të madhe pjesëtarëve të ushtrisë, ndërsa njëkohësisht, siç theksoi, “vrasin protestues, madje edhe kur nuk marrin pjesë në protesta".