• петок, 20 декември 2024

Mexhiti: Tre- katër deputetë nga "Fronti Evropian" do të kalojnë te "VLEN"-i

Mexhiti: Tre- katër deputetë nga

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Lideri i Lëvizjes Demokratike, parti e cila është pjesë e koalicionit "VLEN", Izet Mexhiti theksoi se tre-katër nga gjithsej 18 deputetë sa ka marrë mandate "Fronti Evropian" në zgjedhjet parlamentare mund të kalojnë në shumicën e re.

Mexhiti në intervistën për televizioni "A2 Si-en-en" të Shqipërisë nuk deshi të zbardh emrat, por tha se për momentin nga dy parti turke të cilët janë pjesë e koalicionit me BDI-në, nuk do të mund të qëndrojnë katër vite në opozitë.

"Mund të them se nga ata 18 deputetë që mori 'Fronti Evropian', tre-katër me një këmbë janë pjesë e shumicës së re. Tani nuk do t'i them emrat, por aty ka dy parti turke, ndërsa komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet katër vite në opozitë. Ata sigurisht se e shohin veten në qeverinë e ardhshme. Ka edhe disa deputetë të tjerë që janë me Ahmetin që nuk i lidh asgjë, në të kaluarën kanë luftuar i kanë bërë atentat njëri tjetrit kanë shkaktuar viktima te shqiptarët, kanë shkaktuar pasoja të rënda dhe vetëm janë bashkuar që të shpëtojnë dhe të jenë pjesë e qeverisë, pra misioni ka dështuar”, tha Izet Mexhiti.

Deputetët nga "Fronti Evropian" Sali Murati dhe Bejxhan Iljaz nga Lëvizja e turqve dhe Partisë demokratike turke për disa media kanë demantuar se do të ndërrojnë anë. Thonë se do të vazhdojnë të veprojnë si deputetë që janë pjesë e “Frontit Evropian”, ndërsa theksojnë se koalicioni "VLEN" ka injoruar bashkësitë tjera etnike dhe i ndau votat në baza etnike. qa/

Foto: Printskrin nga video

Остани поврзан