Mexhiti: Rinia e Çairit pjesë e Panairit të Librit në Shkup
- Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me të rinjtë e Çairit, mori pjesë në Panairin e Librit në Shkup, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, kumtoi Komuna.
Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me të rinjtë e Çairit, mori pjesë në Panairin e Librit në Shkup, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, kumtoi Komuna.
Panairi, i cili po mbahet nga 23 deri më 29 prill në arenën “Boris Trajkovski”, ka mbledhur rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, duke ofruar tituj të rinj, autorë dhe aktivitete profesionale që e afrojnë librin më shumë me qytetarët.

“Panairi i Librit është një hapësirë ku idetë, kultura dhe rinia takohen. Është kënaqësi të shohësh angazhimin e të rinjve të Çairit dhe interesimin e tyre për librin dhe dijen”, u shpreh Mexhiti.
Kjo ngjarje kulturore kontribuon në pasurimin e jetës kulturore të qytetit, duke krijuar një platformë për shkëmbim idesh dhe promovim të leximit, veçanërisht te gjeneratat e reja, thuhet në kumtesën e Konunës së Çairit. bsh/
Foto: Komuna e Çairit
Фото: Општина Чаир