Mexhiti pret Begajn në Shkup: “Mirë se erdhe vëlla, president i Shqipërisë”
- Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka pritur sot në Shkup, presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ka nisur një vizitë zyrtare disa ditore në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA)- Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka pritur sot në Shkup, presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ka nisur një vizitë zyrtare disa ditore në Maqedoninë e Veriut.
Mexhiti ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai.
“Mirë se erdhe vëlla, president i Shqipërisë Bajram Begaj”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë fotografi nga momenti i pritjes së ngrohtë për kreun e shtetit shqiptar.
Më pas, delegacioni do të vizitojë Xhaminë Mustafa Pasha dhe do të vazhdojë drejt Çarshisë së Vjetër, me ndalesë te busti i Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku do të mbahet ceremoni e vendosjes së luleve e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe program artistik nga Ansambli Shtetëror.
Presidenti Begaj do të qëndrojë në vend deri të shtunën, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe institucional në kuadër të vizitës zyrtare.