Mexhiti: Arsimi mbetet prioritet për Komunën e Çairit
- Me rastin e 7 marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapësirat e Komunës së Çairit priti përfaqësues të arsimit dhe punonjës të pensionuar të edukimit, ku u ndanë mirënjohje për mësues të shquar dhe për kontributin e tyre të gjatë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, thuhet në njoftimin e Komunës Çair, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Me rastin e 7 marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapësirat e Komunës së Çairit priti përfaqësues të arsimit dhe punonjës të pensionuar të edukimit, ku u ndanë mirënjohje për mësues të shquar dhe për kontributin e tyre të gjatë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, thuhet në njoftimin e Komunës Çair, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
"Mësuesit janë themeli i çdo shoqërie të shëndetshme dhe çdo sukses i brezave të rinj është rezultat i përkushtimit dhe punës së tyre. Prandaj arsimi mbetet një prioritet i vazhdueshëm për Komunën e Çairit", theksoi kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti.

Komuna e Çairit vazhdon me investime në arsim përmes pajisjeve shkollore, rinovimin e objekteve ekzistuese dhe dy shkolla moderne "Mit’hat Frashëri" dhe "Victory" të cilat do t'i përmirësojnë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në fund të ngjarjes, kryetari Izet Mexhiti iu uroi të gjithë mësuesve 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin, punën dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Foto: Komuna e Çairit