Nxënës të shkollave të mesme me presidenten Siljanovska-Davkova
- Rreth 60 nxënës të shkollave të mesme morën pjesë në dialogun me presdienten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, që u mbajt në Kabinetin presidencial në organizim të Këshillit për të rinj, ceket në kumtesën nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Rreth 60 nxënës të shkollave të mesme morën pjesë në dialogun me presdienten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, që u mbajt në Kabinetin presidencial në organizim të Këshillit për të rinj, ceket në kumtesën nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Lëndë e debatit ishin çështje të vështira: siguria e të rinjve në botë jo të sigurt; arsimimi mediatik në një ambient të hiperproduksionit informues; presioni për të qenë i suksesshëm në një garë jo çdoherë të barabartë, si dhe raporti i të rinjve ndaj pirjes së duhanit dhe marihuanës dhe zhvillimi i vetëdijes dhe rezistencës ndaj varshmërisë.
Bashkëbiseduesit e rinj shprehën qëndrime të argumentuara për shkaqet për frikën, dhunën dhe pasigurinë, mënyrën e përballjes me to, si dhe vendimet e mundshme dalëse për reduktimin dhe tejkalimin e tyre.

Presidentja i krahasoi gjendjet nga rinia e saj si nxënëse e shkollës së mesme me gjendjet aktuale, duke konkluduar se jeta rinore e gjeneratës së saj ka qenë shumë më e sigurt dhe më e qetë nga e tanishmja.
Lidhur me çështjen për arsimimin mediatik, të rinjtë treguan për arsimin e pamjaftueshëm tek pjesa më e madhe e gjeneratave më të vjetra, nga njëra anë, por edhe pamundësia reale që të kufizohen informatat relevante nga ato jorelevante, si dhe e vërteta nga e pavërteta, nga njëra anë, në kohë të videokratisë, vërshimit dhe kaosit informativ.
Pothuajse të gjithë, pa marrë parasysh specifikimet individuale të pikëpamjeve, folën për nevojën e krijimit të mekanizmave për evaluim kritik të asaj që lexohet, shihet dhe dëgjohet, si dhe shfrytëzimit të mençur dhe të kujdesshëm të inteligjencës artificiale.
Presidentja foli për ngopjen e hapësirës mediatike me politikë dhe mungesë të palejueshme të informatave nga fusha e shkencës, kulturës, arsimit dhe sportit.

Mendimtarët e rinj folën hapur dhe me mend për presionin e vështirë për të qenë i suksesshëm sipas standardeve jo çdoherë kredibile, por edhe ndikimeve nepotiste, partiake dhe politike në evaluim.
Më e rëndësishmja për të gjithë është se në vend të mbajtjes së leksioneve për të ardhmen që do t'u tkaojë të rinjve, ata duhet të kyçen në krijimin e politikave dhe marrjene vendimeve për të tashmen.
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut