Mexhiti: Çairi hapi dyert me nderim për presidentin Bajram Begaj
- Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ka pritur presidentin e Republikës së Shqipërisë, Barjam Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, ku Çairi ishte pika e parë e kësaj vizite shtetërore.
Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ka pritur presidentin e Republikës së Shqipërisë, Barjam Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, ku Çairi ishte pika e parë e kësaj vizite shtetërore.
Vizita, siç informohet nga qeveria lokale, filloi me një pritje institucionale në hapësirat e Komunës së Çairit, ku u zhvillua një takim në frymën e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në vijim, programi u përqendrua në simbolikën historike dhe kulturore të Çarshisë së Vjetër, duke kulmuar me një vendosje ceremoniale lulesh para përmendores së heroit kombëtar Gjorgj Kastriot - Skënderbeu.

"Sot, Çairi ka treguar dinjitet institucional dhe një traditë mikpritjeje. Kjo vizitë konfirmon afërsinë tonë me Shqipërinë dhe angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. rq/
Foto: Komuna Çair