Merkel: Partia gjermane duhet të kundërshtojë "Alternativën për Gjermaninë"
- Ish kancelarja gjermane Angela Merkel sot u bëri thirrje partive politike udhëheqëse të Gjermanisë që të mos lejojnë të manipulohen nga eksremi i djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), njoftoi DPA.
Berlin, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ish kancelarja gjermane Angela Merkel sot u bëri thirrje partive politike udhëheqëse të Gjermanisë që të mos lejojnë të manipulohen nga eksremi i djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), njoftoi DPA.
Ajo deklaroi për televizionin publik "Feniks" se partitë e qendrës duhet të definojnë qartë politikat e tyre dhe të kufizohen nga AfD.
Merkel, e cila ishte kancelare prej viti 2005 deri në vitin 2021, potencoi se nuk do të ishte në gjendje të bashkëpunonte me partitë që janë kundër Bashkimit Evropian, kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj Rusisë dhe nuk mbrojnë demokracinë liberale.
Vërejtjet e saj i drejtoi dhe drejt të majtës—partisë Socialdemokrate—dhe drejt bllokut konservator që kishte udhëhequr, i përbërë nga Unioni kristian demokrat (CDU) dhe Unioni kristian social (CSU).
"Kërkesa e shumicës me AfD-në përjashtohet, vetëm në bazë të mënyrës se si vetë partia e definon", deklaroi Merkel.
Herën e fundit që ajo publikisht komentoi temat politike ishte në janar, kur kritikoi liderin e konservatorëve Fridrih Merc për pranimin e një propozimi për të kufizuar migracionin me mbështetjen e AfD-së.
"Alternativa për Gjermaninë" aktualisht ështl forca më e madhe opozitare në Gjermani dhe, sipas anketave të fundit, ka mbështetje të barabartë ose më të madhe nga blloku CDU/CSU. rq/
Foto: arkivi i DPA-së