Merci: Rreziqet nga plani rus për pronën ruse duhet të ndahen në mënyrë të barabartë midis vendeve
- Kancelari gjerman Fridrih Merc është angazhuar për atë se duhet të jepen siguri të qarta se rreziqet e përdorimit të planifikuar të pronës së ngrirë ruse për të mbështetur Ukrainën do të ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.
Berlin, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc është angazhuar për atë se duhet të jepen siguri të qarta se rreziqet e përdorimit të planifikuar të pronës së ngrirë ruse për të mbështetur Ukrainën do të ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.
Në një tekst autorial të botuar në gazetën "Frankfurter Allgemajne Cajtung", Merci theksoi se secili vend duhet të marrë "një pjesë të barabartë të rrezikut në përputhje me kapacitetet e veta ekonomike".
Komisioni Evropian dje paraqiti një propozim për të përdorur pronën e ngrirë ruse ose huamarrjen ndërkombëtare për të siguruar 90 miliardë euro për të financuar nevojat ushtarake dhe themelore shtetërore të Ukrainës gjatë luftës.
Belgjika, e cila mban shumicën e asaj prone, mbeti e përmbajtur dhe vuri në dukje disa paqartësi ligjore.
Merci porositi se Belgjika nuk mund të mbështetet vetëm në premtime politike dhe se meriton garanci ligjërisht të detyrueshme, duke theksuar se "nuk do të ishte e pranueshme që një vend të mbajë një barrë shumë të madhe".
Foto: DPA