• вторник, 13 јануари 2026

Merci pret që ShBA-ja të vazhdojë të marrë pjesë me Danimarkën në mbrojtjen e Grenlandës

Merci pret që ShBA-ja të vazhdojë të marrë pjesë me Danimarkën në mbrojtjen e Grenlandës

 Ahmedabad, 12 janar 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se pret që ShBAtë vazhdojë të marrë pjesë me Danimarkën në mbrojtjen e Grenlandës, ndërsa në vijim janë bisedimet për të sqaruar formatin, raportoi DPA.

 "Po zhvillojmë bisedime shumë të thella me qeverinë daneze dhe qëllimi ynë është të punojmë së bashku për të përmirësuar sigurinë e Goenlandës", deklaroi Merci në qytetin indian të Ahmedabadit.

 "Pres që edhe amerikanët t'u bashkohen bisedimeve", shtoi ai, duke shtuar se bisedimet e ardhshme në ditët dhe javët në vijim do të tregojnë se në çfarë formati do të zhvillohen këto.

 "Në përgjithësi,  e përshëndesim çdo këmbim diplomatik që kontribuon në qetësimin e situatës", shtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан