• петок, 20 февруари 2026

Merci nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Komitetit të Paqes në Davos

Merci nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Komitetit të Paqes në Davos

 Berlin, 21 janar 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merci nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së presidentit amerikan Donald Tramp për Komitetin e Paqes në Gazë, sepse nesër herët do të largohet nga Zvicra, deklaroi zëdhënësi i qeverisë.

 Ai theksoi se ShBA është njoftuar për këtëdhe shtoi se Gjermania ishte mirënjohëse që ishte ftuar të bashkohej me Komitetin e Paqes për Gazën.

 Po e shqyrtojmë këtë propozim dhe me siguri do të përgjigjemi së shpejti, theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.

 Trampi para dy ditëve deklaroi se "Komiteti i Paqes i jashtëzakonshëm" i sapoformuar që e filloi administrata e tij mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, të cilat i kritikoi si "jo mjaftueshëm efektive në përfundimin e luftërave".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан