• среда, 25 март 2026

Merc: Trampi më siguroi se ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjermani

Merc: Trampi më siguroi se ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjermani

Uashington, 4 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan më siguroi edhe një herë se SHBA-ja ka ndërmend të ruajë praninë e saj ushtarake në Gjermani", tha kancelari gjerman Fridrih Merc në Uashington pas takimit me Donald Trampin në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se ky është një lajm i mirë dhe se nuk pret asgjë tjetër.

Duke pasur parasysh qëndrimin kritik të Trampit ndaj Evropës, ka pasur spekulime në muajt e fundit se ai mund të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania.

Merc nuk sqaroi nëse Trampi ka premtuar se kontingjenti ushtarak amerikan do të mbetet në nivelin aktual.

Kancelari gjerman theksoi se në një bisedë me homologun e tij amerikan në Shtëpinë e Bardhë në prag të samitit të NATO-s në Ankara në korrik, ka biseduar se si të organizohet më mirë parandalimi i përbashkët ushtarak në të ardhmen, pa zbuluar detajet.

“Trampi e pranoi se qeveria gjermane ka marrë gjithashtu një rol të caktuar udhëheqës në forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s”, vuri në dukje Merc, duke përfunduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e respektojnë Gjermaninë dhe investimet e saj të mëdha në ushtrinë e saj konvencionale. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан