• петок, 20 февруари 2026

Merc thotë se dëshiron të takohet me Trampin në Davos, "të evitohet eskalimi"

Merc thotë se dëshiron të takohet me Trampin në Davos,

Davos, 19 janar 2026 (MIA) - Kancelari gjerman, Fridrih Merc deklaroi se do të tentojë të takohet me Donald Trampin në Forumin ekonomik botëror në Davos të mërkurën dhe do të tentojë t'i deeskalojë tensionet tregtare të shkaktuara nga paralajmërimet e presidentit amerikan për Grenlandën.

Merc sot tha se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane u dakorduan "se dëshirojmë të evitojmë çfarëdo lloj eskalimi në atë kontest, nëse fare është e mundur".

"Thjeshtë dëshirojmë të tentojmë ta zgjidhim këtë problem së bashku, ndërsa qeveria amerikane e din se mund të kundërpërgjigjemi. Nuk dëshiroj, por nëse nevojitet, gjithsesi do t'i mbrojmë interesat tona evropiane, si dhe interesat tona kombëtare gjermane". ab/

fotо ЕPА

Остани поврзан