• сабота, 14 март 2026

Menkinoski: Për vulën e zezë nga Bullgaria pres reagim adekuat nga Parlamenti, MPJ-ja, Këshilli i Evropës dhe KB-ja

Menkinoski: Për vulën e zezë nga Bullgaria pres reagim adekuat nga Parlamenti, MPJ-ja, Këshilli i Evropës dhe KB-ja

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Avokati Toni Menkinoski, i cili mori vulë të zezë nga policia kufitare për hyrje në Bullgari deri në vitin 2036, sot informoi Parlamentin, Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ndërmarrin hapat e duhur në përputhje me mandatin dhe autorizimin e tyre, sepse, siç tha ai, vendosja e vulës së zezë për një avokat nuk ndodhi as në proceset e Nurembergut. Menkinoski, i cili përfaqëson shoqatat maqedonase nga Bullgaria para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, beson se politikat që do të ndërtojmë në të ardhmen duhet të jenë politika për demokratizimin e Bullgarisë, të cilat duhet të respektojnë të drejtat e pakicës maqedonase në tërësi. 

“Nuk ka asnjë shpjegim, gjë që është absurde, sepse Maqedonia dhe Bullgaria janë anëtare të NATO-s, dhe nëse unë kam kërcënuar sigurinë kombëtare të Bullgarisë, për analogji kam kërcënuar edhe sigurinë tonë kombëtare, sepse jemi aleatë. Supozoj se nuk ka asnjë komunikim zyrtar as për autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe as për dikë tjetër se jam vendosur në listën e zezë të Bullgarisë”, deklaroi Menkinoski në Temën e Ditës në TV Sitel. 

Avokati deklaroi se ka pranuar thirrje telefonike nga kryeministri, se ka pasur komunikim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe me kryetarin e Odës së Avokatëve. Menkinoski tha se ishte komunikuar edhe nga kryetari i Odës franceze të Avokatëve për veprim, nga Departamenti i tyre për përfaqësim edhe nga Shtëpia Izraelite e Avokatëve të cilët duan që këtë proces ta nxjerrin para institucioneve ndërkombëtare. 

“Këtu nuk është vetëm Këshilli i Evropës, kjo ka të bëjë edhe me organet e Kombeve të Bashkuara që kujdesen dhe përqendrohen te avokatët dhe gjyqtarët dhe nëse mbi ata po ushtrohen presion dhe frikësohen. Arsyeja është se tani, mendoj, në fillim të majit, Komiteti i Ministrave, 46 anëtarë të Këshillit të Evropës, do të diskutojnë mosrespektimin ose moszbatimin e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Bullgarinë. Bullgaria është në panik sepse mund të merret vendim për përjashtimin e Bullgarisë nga Këshilli i Evropës për shkak të mosrespektimit të shtyllës, shtyllës kryesore, që është Gjykata (GJEDNJ) në Strasburg”, tha avokati Menkinoski.

Sipas tij, ekzistojnë shumë mekanizma për kontestimin e këtij vendimi edhe atë para Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara, ndërsa janë informuar edhe Hjuman raj uoç dhe Amnesti interneshënëll. Menkinoski pret reagim të fuqishëm nga KB-ja. Ai sot iu drejtua edhe të gjitha përfaqësive konsullore të avokatisë në Maqedoni. 

“Si avokat, po më sfidohen liria ime e lëvizjes dhe e drejta për gjykim të drejtë”, tha ai. fc/

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан