MEMBM: Të gatshëm për kriza, Maqedonia me vlerësim të finalizuar, për furnizim të sigurt me gaz sipas standardeve të BE-së
- Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) njoftoi se është rrumbullaksour një fazë kyçe në përforcimin e sgurisë energjetike të shtetit pasi që me sukses është mbajtur debat publik për Vlerësim të rrezikut në furnizimin me gaz, në bashkëpunim me Qendrën e hulumtuese (JRC) të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të industrisë vendore të gazit.
Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) njoftoi se është rrumbullaksour një fazë kyçe në përforcimin e sgurisë energjetike të shtetit pasi që me sukses është mbajtur debat publik për Vlerësim të rrezikut në furnizimin me gaz, në bashkëpunim me Qendrën e hulumtuese (JRC) të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të industrisë vendore të gazit.
Me këtë, siç informoi sot MEMBM, Maqedonia praktikisht finalizon procesin kombëtar të Vlerësimit të rrezikut, të kryer në përputhje të plotë me legjislacionin evropian për sigurinë e furnizimit me gaz - një hap që e pozicionon vendin përpara shumicës së vendeve në rajon, veçanërisht brenda anëtarëve të Komunitetit të energjisë.
Sipas MEMBM, procesi nuk është vetëm një përafrim formal me BE-në, por një forcim i konsiderueshëm i sistemit: identifikim i qartë i rreziqeve, skenarë për ndërprerje të mundshme dhe mekanizma specifikë reagimi. Në këtë mënyrë, thekson Ministria, vendi po ndërton një sistem energjitik elastik dhe të parashikueshëm, të përgatitur për situata krize.

Në fazën tjetër, Vlerësimi i rrezikut do t'i paraqitet për miratim formal Komisionit Evropian dhe Sekretariatit të Komunitetit të energjisë. Bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e tij, do të përgatiten dy dokumente kryesore strategjike: një Plan parandalues dhe një plan krize. Këto dokumente, siç u njoftua nga MEMBM, do të përgatiten me mentorim të drejtpërdrejtë dhe mbështetje teknike nga JRC, gjë që garanton më tej cilësinë dhe pajtueshmërinë e plotë me standardet evropiane. mb/
Foto: MEMBM