• вторник, 14 април 2026

MEMBM: Më 29 mars 2026 fillon llogaritja verore e kohës

MEMBM: Më 29 mars 2026 fillon llogaritja verore e kohës

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) – Të dielën më 29 mars në orën 02:00 fillon llogaritja verore e kohës e cila do të zgjasë deri më 25 tetor të vitit 2026 në orën 03:00, informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

“Qeveria mori Vendim për konfirmimin e fillimit dhe përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2026, e publikuar në ‘Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.58 nga 19 marsi i vitit 2026. Sipas Vendimit të marrë, llogaritja verore e kohës fillon më 29 mars të vitit 2026 në orën 02:00, me lëvizjen e akrepave të orës për një orë para, gjegjësisht koha nga ora 02:00 llogaritet si ora 03:00”, njoftoi MEMBM.

Në kumtesë theksohet se llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor të vitit 2026 në orën 03:00, me lëvizjen e akrepave të orës për një orë prapa, gjegjësisht koha nga ora 03:00 llogaritet si ora 02:00.

“Miratimi i këtij Vendimi është në përputhje me praktikën vjetore të konfirmuar për rregullimin e llogaritjes së kohës, si dhe me detyrimet për harmonizimin me rregulloren evropiane në këtë lëmi”, theksojnë nga MEMBM. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан