"Megjashi" do ta promovojë filmin dokumentar "Heshtje e zhurmshme"
- Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" sot në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të promovojë filmin e shkurtër dokumentar "Heshtje e zhurmshme", me rastin e 15 vjetorit të zbatimit të programit për arsim paqësor.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" sot në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të promovojë filmin e shkurtër dokumentar "Heshtje e zhurmshme", me rastin e 15 vjetorit të zbatimit të programit për arsim paqësor.
"Filmi dokumentar paraqet rolin transformues të programit - nga fillimet e tij deri te arritjet e sotme, duke theksuar rëndësinë e arsimit të paqes si mjet për ndërtimin e komunikimit jo të dhunshëm, besimit dhe komuniteteve gjithëpërfshirëse. Përmes dëshmive të nxënësve, mësuesve dhe realizuesve, filmi përcjell një mesazh të fortë se paqja është një zgjedhje aktive dhe e përditshme", njoftoi "Megjashi".
Pas shfaqjes së dokumentarit "Heshtja e zhurmshme" vijon diskutimi. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s