• сабота, 14 март 2026

Me sukses evakuohet grupi i tretë i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Me sukses evakuohet grupi i tretë i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mbrëmë arriti fluturimi i tretë i organizuar me pasagjerë të cilët me sukses u evakuuan nga Katari, Kuvajti, Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Mbretëria Bahrein.

Siç publikoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, pasagjerët paraprakisht me transport të organizuar janë transferuar në Riad, prej ku me fluturim special të sigurt e kanë lëshuar rajonin.

"Në aeroplan kishte 151 pasagjerë nga të cilët 109 ishin shtetas të Maqedonisë, si dhe shtetas të shumë vendeve të tjera. Evakuimi u realizua në bazë të planit të konfirmuar paraprak dhe në koordinim me institucionet kompetente", citohet në postimin e Mucunskit në Fejsbuk.

Ai shton se siguria e qytetarëve të Maqedonisë mbetet prioriteti ynë më i lartë dhe se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme edhe më tutje mbetet në dispozicion të të gjithë shtetasve tanë të cilët kanë nevojë për mbështetje në rajonet e goditura. sa/

foto: FB i Timço Mucunskit

Остани поврзан