Mbrojta e pronarit të diskotekës "Puls", kërkon arrest shtëpiak, prindërit shprehën pakënaqësi, ndërsa prokuroria dha mendim negativ
- Mbrojtja e të akuzuarit të parë për zjarrin në Koçan, pronarit të diskotekës së djegur "Puls", Dejan Jovanov Deko, para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për zjarrin, në sallën e gjyqit në "Idrizovë", i dorëzoi gjykatës dokumentacion shtesë mjekësor për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore dhe kërkoi zëvendësimin e paraburgimit me arrest shëpiak.
Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Mbrojtja e të akuzuarit të parë për zjarrin në Koçan, pronarit të diskotekës së djegur "Puls", Dejan Jovanov Deko, para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për zjarrin, në sallën e gjyqit në "Idrizovë", i dorëzoi gjykatës dokumentacion shtesë mjekësor për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore dhe kërkoi zëvendësimin e paraburgimit me arrest shëpiak.
Ndaj një kërkese të tillë të mbrojtjes reaguan me pakënaqësi prindërit e viktimave, të cilët po e ndjekin procesin në sallën e gjyqit.
Mbrojtja e Dekos, avokatja Ivana Kocevska, duke pasur parasysh se prokuroria ende nuk është shprehur për propozimin për zëvendësimin e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak, për shkak të pëkeqësimit serioz dhe alarmant të gjendjes së tij shëndetësore, kërkoi që gjykata, siç tha ajo, "të tregojë pak njerëzi dhe humanitet".
"Kërkoj që gjykata të tregojë pak njerëzi dhe humanitet. Çdo person tjetër, nëse do të ishte i akuzuar në një gjendje të tillë shëndetësore, nuk do të vazhdonte të mbahej në kushte paraburgimi dhe kërkoj që vendimi të merret pa ndikim dhe pa presion nga opinioni publik", deklaroi avokatja e tij, Kocevska.
Prokuroria, lidhur me propozimin e të pandehurit të parë tha se do të japë një qëndrim me shkrim më vonë, duke pasur parasysh se mbrojtja ka dorëzuar dokumentacionin shtesë mjekësor.
"Nëse mbrojtja këmbëngul që tani të shprehemi, ne japim mendim negativ, sepse nga mjeku i burgut kemi një vlerësim se ajo terapi mund t'i ofrohet edhe në kushte paraburgimi", deklaroi prokuroria.
Nga mbrojtja e të akuzuarve Bekim Haxhiu dhe Todor Jovanov, gjithashtu, para gjykatës u paraqit një propozim për heqjen e masës së paraburgimit për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Mbrojtja e Shaban Saliut, gjithashtu, informoi se kanë dorëzuar një propozim me shkrim për heqjen e një prej pesë masave të kujdesit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s