• вторник, 14 април 2026

Mbledhje e Këshillit gjyqësor

Mbledhje e Këshillit gjyqësor

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot do ta mbajë mbledhjen e 539-të, në të cilën mes tjerash do të shqyrtohet Raporti vjetor për punën e gjykatave për vitin 2025.

Në rend dite janë edhe analizat për konstatimin e numrit të vendeve të lira gjyqësore në gjykatat themelore, vendim për konstatimin e numrit orientues të lëndëve që duhet t'i zgjidhë gjykatësi brenda muajit për vitin 2026, propozim për gjykatës të Gjykatës kushtetuese, shkarkimi i gjykatësve porotë, debati rreth parashtresave dhe ankesave të parashtruara nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit gjyqësor do të diskutojnë edhe për kërkesën për pezullim të funksionit të gjykatësit, raport për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës themelore Gostivar, Gjykatës themelore Dibër dhe Gjykatës themelore Sveti Nikole, raport për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës themelore penale Shkup, raporti për shpalljen për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës themelore Berovë, Gjykatës themelore Dellçevë dhe Gjykatës themelore Radovish, raportim për konstatimin e gjendjes faktike rreth kërkesës për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës dhe formim të komisioneve të raportuesve sipas kërkesës për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësit kryetar gjykate. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан