Mbledhje dyditore e Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel të shefave të shtatmadhorive
- – Në selinë e NATO-s në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet mbledhje e organit më të lartë ushtarak të Aleancës, Komitetit Ushtarak, në nivel të shefave të shtatmadhorive të vendeve anëtare të Paktit.
Bruksel, 21 janar 2026 (MIA) – Në selinë e NATO-s në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet mbledhje e organit më të lartë ushtarak të Aleancës, Komitetit Ushtarak, në nivel të shefave të shtatmadhorive të vendeve anëtare të Paktit.
Me takimin do të kryesojë kryetari i Komitetit Ushtarak, admirali Zhuzepe Kavo Dragone, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe komandanti suprem i forcave aleate për Evropë, gjeneral Aleksus Grinkeviç dhe komandanti suprem i forcave aleate për transformim, admirali Pjer Vandie.
Në kuadër të sesionit të parë të mbledhjes, Grinkeviç do t’i informojë shefat e shtatmadhorive për statusin e gatishmërisë së NATO-s për fuqizimin e përgjigjes kolektive dhe pozicionin e mbrojtjes së Aleancës në kushte të sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Gjatë sesionit të dytë, Vandie do të flasë në atë si NATO mund ta përshpejtojë ofrimin e kapaciteteve relevante përmes mbështetjes së shteteve në miratimin dhe zbatimin e inovacioneve.
Është paraparë mbajtje dhe mbledhje e Këshillit NATO-Ukrainë, në të cilin shefat e shtatmadhorive me homologun e tyre ukrainas do të bisedojnë për situatën në Ukrainë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës për vendin, duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe trajnim dhe Qendrën e Përbashkët për Analizë, Trajnim dhe Arsim (JATEC). Në takim është ftuar edhe kryesuesi i Komitetit Ushtarak të BE-së, gjeneral Shon Klensi.
Në kuadër të mbledhjes është paraparë edhe 32 shefa të shtatmadhorive të anëtareve të NATO-s të takohen me homologët e tyre nga vendet partnere të Aleancës nga Rajoni Indo-Paqësor dhe nga Gjeorgjia, me të cilët do të bisedojnë për rolin strategjik të partneriteteve në përballjen me sfida të ndërlidhura dhe në zhvillim të sigurisë globale. fc/
Foto: Parlamenti Evropian