Mbi 27.000 fëmijë do të marrin pjesë në "Lojërat sportive për të rinj - Plazma"
- Në Sheshin "Maqedonia" në Shkup sot në mënyrë solemne do të fillojnë "Lojërat sportive për të rinj - Plazma" ku do të marrin pjesë mbi 27.000 fëmijë nga i tërë vendi.
Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Në Sheshin "Maqedonia" në Shkup sot në mënyrë solemne do të fillojnë "Lojërat sportive për të rinj - Plazma" ku do të marrin pjesë mbi 27.000 fëmijë nga i tërë vendi.
Lojërat prëfshijnë disiplina të ndryshme sportive dhe do të realizohen përmes garave në nivelë lokal, rajonal dhe shtetëror. Sportistët më të suksesshëm të rinj do të sigurojnë plasman në finalen ndërkombëtare në Split, ku do të garojnë me moshatarë nga rajoni.
Me atë, siç cekin organizuesit, Maqedonia për herë të parë bëhet pjesë e një prej lëvizjeve më të mëdha sportive amatore për fëmijë në Evropë.
Ministri i Sportit, Borko Ristovski dje në konferencë për shtyp theksoi se inkuadrimi i Maqedonisë në këto lojëra është rezultat i një procesi të gjatë dhe angazhimit të qartë shtetëror. Theksoi se shteti është i gatsjëm për organizimin dhe se investimet në sport janë me rëndësi thelbësore.
"Ne si nikoqirë jemi plotësisht të prëgatitur. Kur shteti, në bashkëpunim me organizatën e lojërave, ka kontrollin e plotë ndaj situatës, atëherë jemi dëshmitarë se gjithçka kalon nër endin më të mirë. U angazhuam për investim në sport, të rinj dhe infrastrukturë sepse konsiderojmë se kjo është rruga e vetme e drejtë nëpër të cilën duhet shkuar", deklaroi Ristovski.
Në hapjen e Lojërave sportive do të marrin pjesë dhe do të flasin kryeministri Hristian Mickoski, ministri Borko Rustovski, kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, kryetari i Lojërave sportive për të rinj Plazma, Zdravko Mariq dhe kryetarja e Federatës së sportit shkollor të Maqedonisë, Elena Mivkovska.
Pas hapjes solemne është paraparë të ketë dekalrata për mediumet nga yje të njohura sportive.
Fillimi solemn i "Lojërave sportive për të rinj - Plazma" do të shënohet në mëbyrë simbolike me ndezjen e flakës në sheshin "Maqedonia". ab/
Foto: МIА