• петок, 14 јуни 2024

Mbi 130 kompani vendore në takim të parë me Lidl për mundësi bashkëpunimi

Mbi 130 kompani vendore në takim të parë me Lidl për mundësi bashkëpunimi

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Mbi 130 kompani të shtetit sot janë njohur me mundësitë për bashkëpunim me kompaninë Lidl të Gjermanisë i cili veçmë ka startuar të investojë në ndërtimin e qendrës logjistike në Kumanovë.

Nga kompania kumtuan se ky lloj bashkëpunimi me kompanitë vendase është një nga postulatet e tyre në çdo vend ku ata punojnë.

Stefan Georgiev, drejtor i sektorit të blerjeve në Lidl Maqedoni e Veriut, në një deklaratë të shkruar me shkrim tha se ideja e themelimit të Lidl në të gjitha vendet në të cilat është prezent, paraqet zhvillimin e kapaciteteve prodhuese vendore dhe rritjen e zhvillimit të përbashkët me partnerët vendas.

Edhe pse, Lidl Maqedoni e Veriut ende nuk është plotësisht funksionale, Georgiev thekson se ky proces veçmë po funksionon në mënyrë aktive. Në tetor të vitit të kaluar ata filluan një projekt për promovimin e produkteve tradicionale vendase në Lidl Serbi dhe në Lidl Bullgari, ku prezantuan ajvarin vendas, orizin Koçan, verën e kungullit, mishin e qengjit vendor dhe shumë produkte të tjera.

"Eksporti i cili do të realizohet përmes Lidl Maqedonia e Veriut deri në fund të vitit 2024 vetëm në këto dy vende arrin vlerën e më shumë se 2.000.000 euro ose një rritje katërfish në krahasim me vitin e kaluar. Shijen e frutave dhe perimeve vendase e kemi vënë në dispozicion të konsumatorëve të Lidl Serbi, Bullgari, Rumani, Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Gjermani. Nga prilli i vitit 2023 deri në mars të vitit 2024, janë eksportuar mbi 3.600 paleta me fruta dhe perime. Në kuadër të vitit kalendarik 2024 ne planifikojmë me furnizuesit tanë vendas të eksportojmë fruta dhe perime për të arritur 4.500 paleta. Shembujt dhe rezultatet e përmendura janë motivim për ne dhe forcë shtytëse për sukses të mëtejshëm", theksoi Georgiev.

Rubrijan Haxhiev, drejtor i përgjithshëm i Lidl Maqedoni e Veriut, thekson se do të jenë konkurruese në çmim, por kryesorja do të jetë bashkëpunimi me kompanitë lokale.

"Marka Lidl është e pranishme në 31 vende. Si lider në segmentin e blerjeve të përditshme vendosim standarde që do të rrisin cilësinë e ofertës, ndërsa në të njëjtën kohë do të jemi konkurrues çmimesh në treg. Por, kryesore për ne është bashkëpunimi me kompanitë lokale", thekson Haxhiev.

Почна изградбата на логистичкиот и дистрибутивен центар „Лидл“ во индустриската зона Речица во Куманово. Инвестицијата е 80 милиони евра и ќе отвори повеќе од 150 работни места. Парцелата заф

Me 24 janar të këtij viti në zonën industriale të Reçicës filloi ndërtimi i qendrës së logjistikës dhe distribuimit. Investimi i paralajmëruar është 80 milionë euro dhe duhet të hapë më shumë se 150 vende pune. Parcela ka një sipërfaqe prej 170.997 metra katrorë, një qendër logjistike prej 63.000 metra katrorë dhe një kompleks me një ndërtesë kryesore, zyra administrative dhe infrastrukturë të avancuar dhe do të përdorë burime të rinovueshme të energjisë.

Në vend Lidl filloi të investojë në ndërtimin e një qendre logjistike në Kumanovë.

Lidl është pjesë e grupit Shfarc i pranishëm në 31 vende me përfitime prej 114 miliardë euro, 12.200 markete dhe mbi 380.000 punonjës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан