• недела, 01 септември 2024

Mbape do të mungojë në turneun veror të Realit në SHBA

Mbape do të mungojë në turneun veror të Realit në SHBA

Madrid, 17 korrik 2024 (MIA) - Përforcimi i Real Madridit, Kilian Mbape do të mungojë në turneun veror parasezonal të “Mbretërve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Atletik”.

Gjatë turneut, klubi madrilen do të zhvillojë tri ndeshje miqësore. Kundërsharët e Realit do të jenë Milani, Barcelona dhe Çellsi. 

Mbape do të përgatitet për sezonin e ri në klubin spanjoll. Plani i Real Madridit është që francezi të luajë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s në Varshavë kundër Atalantës.

Real Madridi ka njoftuar për transferimin e Mbapes më 3 qershor. Futbollisti ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029. Më parë, sulmuesi ka luajtur për PSZH-në, me të cilin u bë gjashtë herë kampion i Francës, katër herë e fitoi kupën kombëtare, tri herë Superkupën dhe dy herë e fitoi Kupën e Ligës franceze. qa/

Foto: EPA

 

Тагови

Остани поврзан