Mark Rute për vizitë dyditore në SHBA
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në SHBA, njofton Pres shërbimi i Aleancës.

Bruksel, 24 prill 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në SHBA, njofton Pres shërbimi i Aleancës.
Sipas paralajmërimit gjatë qëndrimit dyditorë në Uashington, Rute do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Marko Rubio, me sekretarin e mbrojtjes Pit Hegset dhe me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majk Uolc.
Pritet që në takimet të flitet për sfidat aktuale globale, kryesisht mbi përpjekjet e SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Gjithashtu, pritet Rute me nikoqirët e vet të bisedojë edhe për përgatitjet e Samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, si dhe kërkesat e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga anëtarët evropianë të Aleancës dhe Kanadaja në një nivel deri në pesë për qind të BPV-së kombëtare. qa/
Foto: NATO