• сабота, 16 мај 2026

Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit deri më tani, nuk është planifikuar ulje e re e TVSH-së për naftën

Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit deri më tani, nuk është planifikuar ulje e re e TVSH-së për naftën

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Mbetemi me çmimin bindshëm më të ulët të benzinës dhe naftës në rajon, me akciza të ulura për benzinën dhe për naftën dhe TVSH të reduktuar për benzinën, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. 

Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha se nuk është planifikuar asnjë masë e re për uljen e TVSH-së për naftën, duke theksuar se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), vendi është ndër tre vendet e para në Evropë për sa i përket masave të aplikuara në lidhje me PBB-në. 

"Qytetarët nga vendet fqinje kanë rritur konsumin e tyre në pompat e bezinës në Maqedoni, në ditë të caktuara me 30 për qind. Jemi krenarë që mund të ndikojmë në një standard më të mirë jetese për qytetarët e vendeve fqinje, përfshirë Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Greqinë, dhe pjesërisht Bullgarinë. Si shtet, jemi një faktor stabiliteti dhe vazhdojmë me një politikë që do të thotë një standard më të mirë jetese për qytetarët. Qndrojmë te akcizat e ulura për benzinën dhe naftën, qëndrojmë te TVSH-ja e reduktuar për benzinën dhe qëndrojmë te çmimi bindshëm më i ulët i benzinës dhe naftës në rajon", deklaroi Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pasi mori pjesë në panihidën përkujtimore në kishën "Shën Spasi" në Shkup me rastin e 123 vjetorit nga vdekja e Goce Delçevit.

Ai informoi se kontrollet nga inspektorët e tregut janë ende duke vazhduar pas dyshimeve se kompanitë e naftës po rieksportonin derivate, duke thënë se bëhet fjalë për të paktën një kompani.

Kontrollet, potencoi, po kryhen në bazë të informacionit që kemi marrë nga njerëz në atë biznes.

"Është detyra jonë të kontrollojmë çdo informacion që marrim. Në varësi të kontrolleve, do të reagojmë në përputhje me rrethanat. Kontrollet ende po vazhdojnë", tha Mickoski.

фото: МИА
 

Остани поврзан