Maqedonia e nënshkroi Konventën kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencën artificiale - e para obliguese për shfrytëzimin e saj të ndërgjegjshëm
- Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse, sot në Qeveri e nënshkruan Konventën kornizë për inteligjencën artificiale të Këshillit të Evropës - instrumenti i parë obligues ndërkombëtar, i cili vendosë parime dhe standarde të qarta për zhvillim dhe përdorim të inteligjencës artificiale.
Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse, sot në Qeveri e nënshkruan Konventën kornizë për inteligjencën artificiale të Këshillit të Evropës - instrumenti i parë obligues ndërkombëtar, i cili vendosë parime dhe standarde të qarta për zhvillim dhe përdorim të inteligjencës artificiale.
Konventa kornizë i plotëson standardet e përhershme ndërkombëtare për të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të së drejtës dhe ka për qëllim t'i plotësojë të gjtha boshllëqet juridike që mund të dalin nga përparimi i shpejtë teknologjik. Që t'i qëndrojë testit të kohës, Konventa kornizë nuk e rregullon teknologjinë dhe në thelb është neutrale në mënyrë teknologjike.
_aysq476zc/placeholder.webp?use_watermark=1)
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse, gjatë nënshkrimit theksoi se Maqedonia e Veriut është vendi i 46-të që i bashkohet Konventës, që konfirmon se inteligjenca artificiale duhet t'i shërbejë njerëzimit.
Fillkov gjatë nënshkrimit në Qeveri deklaroi se korniza juridike, avancimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i sëd rejtës duhet ta ndjekin tempon e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe se Konventa paraqet hap historik në atë drejtim.
Konventa, theksoi Fillkov, u mundëson shteteve t'i aftësojnë masat në pajtim me sistemet e veta juridike dhe institucionale, e më pas t'i respektojnë standardet universale.
_U6ydCbBRd/placeholder.webp?use_watermark=1)
Nënshkrimi, theksoi Fillkov, lë hapësirë për bashkëpunim të përforcuar ndërkombëtar, do të këmbejmë njohuri, përvoja dhe praktika të mira me shtete të tjera, me çka do ta avancojmë menaxhimin me teknolgojitë e reja dhe do të sigurojmë inovacione të sigurta.
E miratuar nga ana e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në maj të vitit 2024 dhe e hapur për nënshkrim më 5 shtator 2024, Konventa deri më tani është nënshkruar nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Andorra, Armenia, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Norvegjia, Moldavia, San Marino, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Izraeli, Japonia dhe Uruguaji. ab/
Foto: МIА