• вторник, 21 април 2026

Maqedonia dhe BeH-ja thellojnë bashkëpunimin: takim dypalësh midis Minçevit dhe Bunozës

Maqedonia dhe BeH-ja thellojnë bashkëpunimin: takim dypalësh midis Minçevit dhe Bunozës

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Ministri i Administratës Publike Goran Minçev realizoi takim dypalësh me Ministrin e Drejtësisë të Bosnjës e Hercegovinës, Davor Bunoza, në margjinat e Konferencës Ministrore që po mbahet në Budva, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Takimi, informojnë nga Ministria e Administratës Publike (MAP), iu kushtua thellimit të bashkëpunimit ekzistues dypalësh midis dy institucioneve, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi si bazë për bashkëveprim më intensiv dhe të strukturuar në partneritet në të ardhmen.

Në fokus të bisedimeve ishte reforma e administratës publike, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve publike.

Bashkëbiseduesit konfirmuan vendosmërinë e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e vazhdueshëm të njohurive dhe ekspertizës, me qëllim mbështetjen e proceseve të reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane.

Në kuadër të konferencës, ministri Minçev do të mbajë fjalim në takimin ministror të nesërm, ku do të mbajë edhe një prezantim kushtuar sfidave dhe prioriteteve aktuale në fushën e reformës së administratës publike, si dhe promovimit të bashkëpunimit rajonal në kontekstin e integrimit evropian. ls/

Foto: MAP

 

Остани поврзан