Mançester Junajted shpëtoi nga humbja me një gol në kohën shtesë në ndeshjen ndaj Uest Hem
- Uest Hem barazoi 1:1 me Mançester Junajted mbrëmë në javën e 26 të të Premier ligës angleze të futbollit. Ndeshja u zhvillua në "London Stadium".
Londër, 11 shkurt 2026 (MIA) - Uest Hem barazoi 1:1 me Mançester Junajted mbrëmë në javën e 26 të të Premier ligës angleze të futbollit. Ndeshja u zhvillua në "London Stadium".
Në ndeshjen e parë nuk pati gola. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i Uest Hem, Tomas Souçek, e hapi rezultatin. Në minutën e 63-të, mysafirët shënuan përmes Kazemiros, por VAR-i anuloi golin për shkak të ofsajdit. Megjithatë, Mançester Junajted shpëtoi nga humbja në kohë shtesë, me golin e Benxhamin Sheshko në minutën 90+6.
Vest Hem ndërpreu serinë prej katër fitoreve të Mançester Junajted dhe ndodhet në vendin e 18-të në tabelën e Premier ligës me 24 pikë. Mançester Junajted është i katërti me 45 pikë.
Në tre ndeshjet e tjera të Premier ligës të zhvilluara mbrëmë:
Çelsi - Lids 2:2 Everton - Bornmut 1:2 Totenhem - Njukasl 1:2 qa/
Foto: EPA