Makron: Nëse sovraniteti i aleatëve kërcënohet, pasojat do të ishin pa precedent
- Nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleatëve të tij rrezikohen, pasojat do të ishin pa precedent, deklaroi sot presidenti francez, Emanuel Makron në takimin e Kabinetit, duke aluduar në përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Tramp për ta ndërmarrë kontrollin ndaj territorit arktik.
Paris, 14 janar 2026 (MIA) - Nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleatëve të tij rrezikohen, pasojat do të ishin pa precedent, deklaroi sot presidenti francez, Emanuel Makron në takimin e Kabinetit, duke aluduar në përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Tramp për ta ndërmarrë kontrollin ndaj territorit arktik.
"Nuk i nënçojmë deklaratat e Grenlandës", tha Makron, i cituar nga zëdhënësja e Qeverisë, Mod Brezhon.
"Nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleatëve të tij rrezikohet, pasojat do të ishin pa precedent. Franca me shumë kujdes e ndjek situatën dhe vepron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitretin e saj", shtoi ai.
Paraprakisht gjatë ditës, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi se ekziston lidhje e fuqishme mes BE-së dhe Grenlandës dhe se banorët e Grenlandës mund të konsiderojnë në përkrahjen e BE-së.
Shefat e diplomacive të Danimarkës dhe Grenlandës sonte vonë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me nënpresidentin e SHBA-së, XH.D. Uens pas kërcënimeve disajavore nga presidenti Tramp kundër Grenlandës, territor autonom në kuadër të Danimarkës. bsh/
Foto: MIA arkiv