Makron ka bërë thirrje për ndërprerje të sulmeve ndaj kapaciteteve energjetike në Lindjen e Mesme
- Presidenti francez, Emanuel Makron ka bërë thirrje për ndërprerje të sulmeve ndaj kapaciteteve të naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme, pas bisedave me presidentin amerikan Donald Tramp dhe emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Tani, për luftën në Iran.
Paris, 19 mars 2026 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron ka bërë thirrje për ndërprerje të sulmeve ndaj kapaciteteve të naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme, pas bisedave me presidentin amerikan Donald Tramp dhe emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Tani, për luftën në Iran.
"Interes i ynë i përbashkët është që pa anulim të zbatohet moratoriumi i sulmeve ndaj infrastrukturës civile, posaçërisht ndaj objekteve për furnizimin me energji dhe ujë", publikoi Makron në "X".
"Popullata civile dhe nevojat e saj themelore, si dhe furnizimi me energji, duhet të mbrohen nga eskalimi i luftës", shtoi ai.
Makron tha se ka biseduar me Al Tanin dhe Trampin "pas sulmeve ndaj kapaciteteve për prodhimin e gazit në Iran dhe Katar" të mërkurën.
Katari është një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit në botë dhe gjithashtu luan rol kyç në furnizimin global me gaz të lëngshëm natyror (LNG).
Pothuaj asnjë anije nuk kalon tani nëpër Ngushticën e Hormuzit, rutë kritike transporti për naftë dhe gaz, nga frika e sulmeve nga Irani. Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë në tërë rajonin dhe ka vendosur mina në ngushticën strategjikisht të rëndësishme si përgjigje ndaj ofensivës amerikano-izraelite, që filloi më 28 shkurt.
Në Bahrein, një impiant i rëndësishëm për trajtimin e ujit të pijshëm u qëllua në një sulm iranian para disa ditëve. bsh/