Majk Zafirovski: Inovacionet janë mundësi për Maqedoninë, nevojiten biznese më të fuqishme, rregullativë e mençur dhe më shumë prodhime eksportuese
- Fokusohuni në atë që mund ta kontrolloni. ne jemi vend relativisht i vogël, ngjarjet në pjesën tjetër të botës mund të na paralizojnë. Kështu i porositi Majk Zafirovski politikanët dhe pronarët e bizneseve, i cili është njëri prej themeluesve të "Maqedonia 2025", nga samiti në Shkup, i cili këtë vit mbahet me moton "Pas vitit 2025: Përshpejtim i rritjes. Nxitje e lidershipit".
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Fokusohuni në atë që mund ta kontrolloni. ne jemi vend relativisht i vogël, ngjarjet në pjesën tjetër të botës mund të na paralizojnë. Kështu i porositi Majk Zafirovski politikanët dhe pronarët e bizneseve, i cili është njëri prej themeluesve të "Maqedonia 2025", nga samiti në Shkup, i cili këtë vit mbahet me moton "Pas vitit 2025: Përshpejtim i rritjes. Nxitje e lidershipit".
Sipas tij, një Maqedoni e fuqishme, e pavarur, demokratike do të ishte e shkëlqyeshme për qytetarët, për rajonin, për Evropën dhe për botën.
Vërejti se Evropa dukshëm çalon në raport me inovacionet, që është një prej mundësive për Maqedoninë.
"Keni shumë rregullativa për privatësi dhe kjo është çështje për të atë se cila është baraspesha e vërtetë mes përparimit të inovacioneve dhe mbrojtjes së mënyrës së jetesës. Nuk angazhohem për atë se çka mund apo çka duhet të ndodhë, por investimet do të jenë të rëndësishme, do të ketë fitues dhe humbës, si në çdo transformim industrial. Dhe nëse Maqedonia vepron me maturi, do të mund të tërheqë investime dhe investues të vërtetë, por edhe të komunikojë me qytetarët në mëynrë që do të ndihmojë të zbuten druajtjet nga pasojat negative apo nga ajo se çfarë mund të sjellë inteligjenca artificiale", theksoi Zafirovski.
_LuzOwSiTg/placeholder.webp?use_watermark=1)
Çështje me rëndësi për të është edhe papunësia tek të rinjtë dhe pjesë e sfidës është si të prëdoren mundësitë në mënyrë që të përmirësohet gjithçka.
Duke iu kthyer premtimeve nga Çikagoja, të dhëna para dy viteve, ai përkujtoi se një prej tyre është të bëjnë gjithçka që të eliminohet korrupsioni.
Rritje më e lartë ekonomike dhe një Qeveri efikase dhe transparente me premtime se do ta rrisin lobimin për hyrje të vendit në BE.
_5jTek2Ukc/placeholder.webp?use_watermark=1)
"Premtimi i dytë: rritje prej 3,5 për qind vitin e kaluar, shumë më alrtë se cili do vend në rajon. Ende mendoj se duhet të synojmë drejt një rritjeje akoma më të lartë. Fillojmë nga një bazë relativisht e ulët, por ka potencial shumë të madh. Prandaj vazhdoni të insistoni në qëndrimin nga perspektiva e rritjes, bizneset të jenë më të fuqishme, rregullativë e mençur dhe më shumë produkte të orientuara drejt eksportit. Dhe së treti, të kemi Qeveri efikase dhe transparente dhe përkushtim të vërtetë ndaj inkuadrimit drejt BE-së. E kuptoj se nevojiten dy për t'u arritur marrëveshja, por sërish obligohemi t'i rrisim përpjekjet lobiste në mënyrë që të sigurohemi se po na dëgjojnë drejtë. Ekziston respekti ndaj vendit, respekti ndaj qytetarëve, emrit onë dhe historisë sonë, por megjithatë nevojiten përpjekje shtesë prë hyrje në BE", theksoi Zafirovski. ab/
foto: Qeveria