Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Berovë
- Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit dhe në Berovë -2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale shtatë gradë janë matur në Shkup - Zajçev Rid dhe Veles. Në Kodrën e Diellit ka 57 centimetër borë.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit dhe në Berovë -2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale shtatë gradë janë matur në Shkup - Zajçev Rid dhe Veles. Në Kodrën e Diellit ka 57 centimetër borë.
Siç informon DPHM-ja, deri në orën 8:30 janë matur 1 gradë në Hanet e Mavrovës, Krushevë, Gjurishtë dhe Demir Kapi, 2 në Lazaropole, Ohër, Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip dhe Shkup - Petrovec, 3 në Pretor, 4 në Kavadar dhe Topollçan, 5 në Tetovë, Prilep, Pozharan dhe Gjevgjeli, si dhe 6 gradë në Kumanovë dhe Vinicë.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri 20 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 20 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s