Më shumë se 1.200 të vdekur dhe 800 të zhdukur në përmbytjet në Azinë Juglindore
- Më shumë se 1.200 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shum se 800 ende rezultojnë të zhdukur, theksohet në të dhënat më të reja qeveritare nga vendet e prekura, në përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë që javën e kaluar sollën reshje afatgjate të shiut në Stri Lankë, pjesën më të madhe të Sumatrës dhe Indonezisë, Tajlandën jugore dhe Malazjinë veriore.
Xhakartë/Kolombo/Bangkok, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Më shumë se 1.200 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shum se 800 ende rezultojnë të zhdukur, theksohet në të dhënat më të reja qeveritare nga vendet e prekura, në përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë që javën e kaluar sollën reshje afatgjate të shiut në Stri Lankë, pjesën më të madhe të Sumatrës dhe Indonezisë, Tajlandën jugore dhe Malazjinë veriore.
Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheur morën të paktën 659 viktima në ishullin Sumatra në Indonezi, 181 në tajlandë, 390 njerlz në Sri Lankë dhe te në Indonezi, njoftojnë mediat amerikane.
Ekipet e shpëtiit kërkojnë edhe 475 persona, të cilët rezultojnë të zhdukur në Indonezi dhe 352 në Sri Lankë pasi që cikloni Ditva dhe stuhi të tjera shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajon.
Autoritetet në Sri Lankë publikuan se rreth 2187.000 njerët ndodhen në strehimore të përkohshme pas reshjeve përmbytëse që shkaktuan orteqe, fillimisht në rajonin qendror kodrinor, ku kultivohet çaji.
Trafiku ajror dhe hekurudhor kanë rifilluar pas ndërprerjes javën e kaluar, por shkollët ende janë të mbyllura.
Presidentja e Sri Lankës, Anura Kumara Disanaxhake deklaroi se cikloni Ditva është katastrofa "më e madhe dhe më e ndërlikuar" natyrore në historinë e vendit.

Cikloni i njejtë solli reshje shiu edh enë shtetin jugor indian Tamil Nadu gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa tre persoina kanë humbur jetën, njoftuan autoritetet.
Në Indonezi, vërshimet dhe orteqet në ishullin Sumatra kanë dëmtuar më shumë se 28.000 shtëpi, ndërsa 1,4 milionë persona i kanë ndjerë pasojat e reshje të sjella nga struhia tropikale që është formuar në Ngushticën Malaje, ndërsa pothuajse 300.000 persona janë shpërngulur për shkak të vërshimeve.

Në Tajlandën jugore, pastrimi i rrugëve dhe ndërtesave ka filluar pas përmbytjeve masive që prekën më shumë se 1,5 milionë familje dhe 3,9 milionë njerëz.
Autoritetet po punojnë për të siguruar infrastrukturë të re, duke përfshirë ujin dhe energjinë elektrike.
Kryeministri tajlandez Anutin Çarnivirakul tha se priste që banorët të mund të ktheheshin në shtëpi brenda shtatë ditësh. mb/
Foto: EPA