Më ftohtë sot në mëngjes në Berovë, minus një gradë, temperatura më të larta në Shkup dhe Veles - tetë gradë
- Temperatura më e ulët është matur në Berovë, minus një gradë, ndërsa më e larta në Shkup - Zajçev Rid dhe Veles, tetë gradë Celsius.
Shkup, 19 prill 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët është matur në Berovë, minus një gradë, ndërsa më e larta në Shkup - Zajçev Rid dhe Veles, tetë gradë Celsius.
Sipas informatave të DPHM-së spt në mëngjes janë matur minus një gradë në Berovë, zero në Llazaropole, një në Hanet e Mavrovës dhe Kodër të Diellit, dy në Kriva Pallankë, katër në Tetovë dhe Manastir, pesë në Ohër, Pretor, Shtip, Strumicë dhe Krushevë, gjashtë në Prilep dhe Gjevgjeli, shtatë në Kumanovë, Vinicë, Kavadar dhe Demir Kapi dhe tetë në Shkup-Zajçev Rid dhe Veles.
Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit deri në orën 08:00 në (l/m2) është katër në Strumicë, një në Veles, Berovë, Gjurishte.
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogëa lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 17 deri 24 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë. ab/
Foto: МIА arkivi