• недела, 19 април 2026

Mickoski: Luke është projekt strategjik xeheror me përfitim ekonomik për rajonin

Mickoski: Luke është projekt strategjik xeheror me përfitim ekonomik për rajonin

Shkup, 19 prill 2026 (MIA) - E drejta për të kërkuar referendum është e garantuar me Kushtetutë, por projekti për minierën afër Lukes është strategjik për shtetin dhe për populaltën lokale dhe është pjesë e bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp.

Mickoski theksoi se secila nismë për referendum duhet të kryhet në pajtim me procedurat ligjore, por shprehi habi nga, siç tha, qëndrimet e ndryshme në kuadër të LSDM-së rreth kësaj çështjeje.

"Më habitë fakti që kryetari i komunës së Kriva Pallankës, i cili është nga radhët e LSDM-së, ka mendime tërësisht të kundërta nga ky qëndrim i kryesisë së LSDM-së, sepse unë shpesh kam komunikuar me të, përfshirë edhe sot. Kam mundur të bindem se qëndrimi i tij është tërësisht i kundërt, se së pari ky projekt është pjesë e bashkëpunimit tonë me SHBA-në, financuar pjesërisht nga SHBA-ja", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se projekti, nëse realizohet, do të duhet plotësisht t'i përmbushë kushtet kushtetuese dhe ligjore, posaçërisht në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, për çka, siç tha, garanton edhe ai edhe investuesit.

Mickoski vlerësoi se bëhet fjalë për investim me përfitim të konsiderueshëm ekonomik për rajonin dhe popullatën, duke cekur se rajoni është tipik xeheror dhe se projekti është stzrategjik edhe për shtetin edhe për komunitetin lokal. ab/

Foto: Printskrin

Остани поврзан