Më ftohtë në Kodrën e Diellit minus shtatë gradë, më ngrohtë në Gjevgjeli shtatë gradë
- Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Kodrën e Diellit minus shtatë gradë, ndërsa temperatura më e lartë u mat në Gjevgjeli, shtatë gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 21 mars 2026 (MIA) - Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Kodrën e Diellit minus shtatë gradë, ndërsa temperatura më e lartë u mat në Gjevgjeli, shtatë gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas informacioneve nga DPHM-së, në Kodrën e Diellit janë matur minus shtatë gradë, në Berovë dhe Krushevë minus tre, në Hanet e Mavrovës minus dy, një në Ohër, Kriva Pallankë, Pretor dhe Manastir, dy në Tetovë, Prilep, Strumicë dhe Shtip, tre në Shkup-Zajçev Rid, tre në Shkup-Petrovec, Kumanovë dhe Vinicë, katër në Kavadar dhe Demir Kapi, pesë në Veles dhe shtatë në Gjevgjeli.
Trashësia e mbulesës së borës në Kodrën e Diellit është 58 centimetra.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nëntë deri në 16 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë. mb/
Foto: MIA