Më ftohtë në Berovë minus pesë, gjatë ditës me diell dhe ngrohtë deri në 21 gradë
- Temperatura më e ulët në vend këtë mëngjes është regjistruar në Berovë. Janë matur pesë gradë Celsius nën zero, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët në vend këtë mëngjes është regjistruar në Berovë. Janë matur pesë gradë Celsius nën zero, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Janë regjistruar -2 gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi, Tetovë, 0 në Gjevgjeli, Shtip, Kumanovë, Prilep, Pretor, Kodër të Diellit, 1 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Ohër, 2 në Krushevë dhe 3 në Vinicë.
Trashësia e shtresës së dëborës në Kodrën e Diellit, sipas raportit të fundit, është 60 centimetra.
Nga DPHM njoftuan se moti sot pritet të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Priten erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup parashikohet gjithashtu mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erëra të lehta nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë. mb/
Foto: MIA